epoka e akullnajave
Një amator britanik deshifron kodin e shpellave të Epokës së Akullnajave
Jeta gjatë epokës së akullit në Evropë gjendet e dokumentuar përmes vizatimeve në shpella. Njerëzit e asaj epoke, të cilët jetonin kryesisht me gjueti, kanë regjistruar informacione të detajuara rreth jetës së kafshëve rreth tyre, të cilat nukishin deshifruar deri tani. Vizatimet datojnë të paktën 20 000 vjet më parë. Por i pari që zbuloi se shenjat e lëna nga njeriu i lashtë në shpella lidheshin me ciklet e jetës së kafshëve u bë nga një njeri që nuk ka lidhje me arkeologjinë.
ADN-ja e britanikëve, vetëm 0.001% autoktonë
Vetëm një në njëmijë britanikë e ka origjinën nga fiset vendase që kanë jetuar në ishull 11 mijë vjet më parë. Pjesa tjetër rrjedhin kryesisht nga bujqit e hershëm evropianë që mendohet se mbërritën në Ishujt Britanikë rreth 6000 vjet më parë, të cilët nga ana e tyre rrjedhin nga bujqit e Anadollit. Në hapësirën e disa qindra viteve, këta fermerë të hershëm evropianë zëvendësuan më shumë se 99 për qind të popullsisë vendase britanike.
Sparta "del në dritë" pas 28 000 vjetësh nën akullin e Siberisë
Një këlysh luani 28 000 vjeçar është gjetur në vitin 2018, shtatë metra nën tokë në një tunel të ngrirë në Arktikun Siberian.
Në atë kohë, zbulimi u bë nga Pavel Efimov, i cili e referoi gjetjen në Akademinë Ruse të Shkencave në Yakutsk. Një ekip studiuesish u dërgua menjëherë për kërkime më të thelluara në Belaya Gora, në bregun e lumit Indigirka. Ajo që gjetën atje ishte një nga kafshët e ruajtura më mirë që nga Epoka e Akullnajave. I vogli i luanit kishte ende të paprekura dhëmbët, lëkurën, kthetrat dhe madje edhe mustaqet.