dokumentacioni fetar

Dokumentacioni fetar i arkivave do të dixhitalizohet

Postuar në 10 Nëntor, 2017 23:10

Konfenrenca Ipeshkvnore e Shqipërisë njofton se i gjithë dokumentacioni fetar i arkivave, meshtarëve, të famullive dhe të doiqezave që janë  sekuestruar gjatë viteve të regjimit të Enver Hoxhës, do të dixhitalizohen.

Konferenca bën me dije se kjo do të bëhet e mundur falë një marrëveshjeje që do të nënshkruhet me Arkivin Qendror të Shtetit, duke sjellë në dritën e përdorimit nga qytetarë apo studiues të ndryshëm të një materiali me rëndësi historike dhe kulturore.  Marrëveshja prek vetëm materialin dokumentar që është në administrim nga Arkivi i Shtetit.

Subscribe to RSS - dokumentacioni fetar