Die welt
Die Welt: Erdogan kërkoi mbytjen e një anijeje greke, por u refuzua nga gjeneralët turq
Gazeta gjermane “Die Welt” shkruan se presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan ka synuar të provokonte një incident të rëndë me Greqinë në Mesdheun Lindor me synim mbijetesën e vet politike. Në raportimin e vet të titulluar, “Lufta e llogaritur e Erdoganit”, gazeta shkruan se Erdogan u ka kërkuar gjeneralëve të vet të mbysin një anije greke, por pa shkaktuar viktima.
Versioni i fundit për kokainën e Durrësit: Nuk mbaj mend mirë çfarë kam thënë
Në krye të betejës politike për të mbrojtur versionin se droga e Maminasit ishte vetëm operacion i policisë shqiptare, kryeministri Rama tani konfirmon të kundërtën. Në skenë kanë dalë italianët, jo nga raportimet në media, por nga goja e vetë kryeministrit.
Me dashje apo pa dashje, në një intervistë për Die Welt, kreu i qeverisë shqiptare tha se operacioni ishte në bashkëpunim me policinë italiane, e cila mësa duket i ka bërë një konçesion palës shqiptare, duke mos raportuar asgjë lidhur me këtë operacion.
Të dhënat nga Die Welt: Ja përse Valdet Gashi u ekzekutua nga ISIS
Një zhgënjim më fatal nuk mund të kishte për ish kampionin botëror të thaiboksit Valdet Gashi. Ai përfundimisht është ekzekutuar nga ISIS-i, sipas informacioneve që ka siguruar gazeta gjermane “Die Welt”. Deri tash ishte e paqartë se në çfarë rrethanash ka ndodhur vrasja e shqiptarit që kishte shkuar në Siri të luftonte për xhihadin. Por arsyeja, po: