Detin e Zi
Rrëzohet avioni rus në Detin e Zi, fluturonte drejt Sirisë (Video)
Një avion ushtarak rus i tipit TU-154 me 84 persona në bord dhe 8 anëtarë të stafit u rrëzua në Detin e Zi, pak minuta pas ngritjes së tij nga aeroporti i Soçit. Në të udhëtonin gazetarë, personale ushtarake dhe 64 muzikantë dhe valltarë nga ansambli i ushtrisë. Avioni do të ulej në bazën ushtarake të Hmaimim të Sirisë. Burime nga Sputnik thanë se dyshimet e para janë për një defekt teknik apo gabim njerëzor të pilotit pasi kushtet atmosferike ishin normale për fluturim.