deti jon
Gazi, peshkimi dhe hiletë që lindin e vdesin(me porosi) vetëm në Tiranë
Në Tiranë është zbuluar hileja greke për detin. Dhe kjo hile qëndron në faktin se Greqia, më saktë aktorë politikë në të po kërkojnë deklarimin e 12 miljeve detare det territorial. Sipas asaj që është zbuluar në Tiranë, ky deklarim nuk rregullohet nga Konventa e Detit, pasi ekspertë pa emër kanë bërë të ditur se 12 miljet nuk zbatohet për shtetin arqipelagor.
Reagime për mbrojtjen e mjedisit nga kërkimet masive për naftë në Jon
Një anije e organizatës World Wildlife Fund pritet të lundron së fundmi në detin Jon me synim ndërgjegjësimin e banorëve të ishujve jonianë kundër kërkimit të naftës dhe gazit. Siç kishte njoftuar në vitin 2018, anija me imazhin e pandas në vela ka qenë në Zaqinthos, Itaka dhe Qefaloni, të tre pjesë e zonës prej 17 mijë km2 që Greqia ka akorduar ndaj kompanive të huaja për kërkime në Jon.
Italia autorizon kërkimin e naftës në detin Jon
Edhe Italia i ka hapur dritën jeshile kërkimeve për naftë në etin Jon.
12 miljet e Greqisë në Jon hyjnë në fuqi në tetor
Ikja e ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias la disi pezull çështjet me Shqipërinë dhe në veçanti marrëveshjen e Detit. Ministri Alternativ i Punëve të Jashtme, Jorgos Katrougalos tha në një intervistë radiofonike se Greqia do të shpallë zgjerimin në 12 milje të ujërave territoriale në detin Jon, brenda këtij viti.
“Sigurisht që mbetet në fuqi, do ta bëjmë duke filluar nga deti Jon. Do të bëhet brenda mandatit të qeverisë aktuale, deri në tetor 2019”- tha Katrougalos për radio News 24/7.
500 milionë € investime në Greqinë Perëndimore për kërkime nafte dhe gazi
Kreu i kompanisë shtetërore greke për kërkimet hidrokarbure, Yannis Bassias, është shprehur në Forumim e Mesdheut Lindor se në 7-8 vitete ardhshme në Greqinë Perëndimore do të investohen 500 milionë euro. Bassias ka shpjeguar se investimet do të bëhen nga kompanitë që kërkojnë gaz dhe naftë duke misur që nga perëndimi e Korfuzit e deri në Kretë.