dervishet fluturues
743 vjet nga vdekja e Rumiut
Seb-i Arus – Nata e Bashkimit është një ceremoni e dervishëve mevlevi që kujtojnë vdekjen e Rumit – Mevlana Jalaluddin al – Rumi, poeti dhe mistiku i madh pers. Ai ishte edhe një teolog dhe jurist i kohës së vet, por sot, 743 vjet nga vdekja bota e njeh më së shumti si poet.
Shqipja ka qenë me fat që ka në pronësi të vet disa përkthime brilante të poezisë së Rumiut nga Vexhi Buharaja, Sejfulla Malëshova, apo Dhori Qirjazi.
Fotot janë nga ceremonia e këtij viti në Stamboll në Gallata aty ku dervishët fluturues japin spektaklin e tyre të famshëm.