darga
Kryeministri ynë-kavie, por jo në dorë të gazetarëve
Pamja që paraqiti Edi Rama në takimin e fundvitit me gazetarët ishte për të qarë e për të qeshur. Ai, duke luajtur rolin e viktimës, në një moment e quajti veten kavie në duart e gazetarëve që, sipas tij, po e masakrojnë me kritika. Pastaj tha se nuk i lexon gazetarët, por ia thonë sejmenët që punojnë rrotull tij ose zyra e shtypit, siç quhet sot.