cikli menstrual
Izrael, dyshime se vaksina anti-Covid shkakton çrregullime të ciklit menstrual
Studiuesit izraelitë po përqendrohen në një fenomen që dyshohet se është efekt anësor i vaksinës kundër Covid-19. Ajo që nisi si një raportim i grave të vaksinuara në rrjetet sociale, mori përmasa të tilla saqë një studim i ri do të duhet t’i japë përgjigje. Në shkurt, menjëherë pasi gratë në moshë për të lindur fëmijë filluan të marrin dozën e dytë, shumë prej tyre postuan në mediat sociale se po përjetonin ndryshime në ciklin menstrual menjëherë pas injeksionit, të tilla si parregullsi dhe gjakderdhje të shtuar. Gra të tjera raportuan se u ishte rikthyer cikli vite pas menopauzës.
Chaupadi, praktika e izolimit të femrave gjatë ciklit menstrual
Në Nepak cikli menstrual shikohet si burim ftakeqësish, papastërtie dhe sëmundjesh. Për këtë arsye femrat e moshës 35-45 vjeç përjashtohen nga komuniteti një javë në muaj. Ato dalin jashtë fshatrave, shtëpive, për të qëndruar në pyll apo diku tjetër, ku shpesh ndodhin fatkeqësi për shkak të natyrës, kafshëve të ndryshme etj.. Kjo paraktikë izolimi hinduike quhet Chaupadi dhe në Nepal Gjykata e Lartë e ka shpallur ilegale në vitin 2005. Por nga një vendim në praktikë ka shumë ndryshim dhe femrat në Nepal duhet të mësohen të durojnë këtë keqtrajtim.