botim
“Marrja në pyetje e Saddam Hussein" (Foto)
Një libër plot zbulime që do të përmbysë raportet e të vërtetave që janë thënë mbi Sadam Hussein pritet të publikohet në 27 Dhjetor. Titulli i librit është “Marrja në pyetje e Presidentit" dhe mban autorësinë e ish-hetuesit të CIA-s, Xhon Nikson. Ndër të tjera ai thekson në libër se pas marrjes në pyetje "diktatori brutal Saddam Hussein» përmbysi të gjitha përfundimet mbi të cilat u planifikua pushtimi i Irakut.