balla
Kongresi i PS-së, përjashtohet mundësia e kandidimit për kryetar të Ben Blushit
Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se në kogresin e 19 marsit, Ben Blushi nuk do të mundet të kandidojë. “Ky është një debat i sajuar, i inicuar nga njeriu i gabuar në momentin e gabuar. Ndoshta do të kishte vlerë nëse do të bëhej në kushtet kur PS do kishte humbur zgjedhjet.
Ja pse...
Vëllezër shqiptarë! Sot foli Taulant Balla. Me një status në “Facebook” foli siç i pëlqen shpesh: si tribun i popullit. Shkruan Balla: “Per ata qe ndoshta e kishin harruar, sot ripane fytyren e vertete te nje partie qe krimin e ka program te partise, dhunen e kane statut, liderin dhe kryeliderin hajdut. Dhuna dhe dhunuesit te fotografohen dhe te identifikohen te gjithe. Ligji te godase me force. Policia dhe prokuroria te bejne detyren ne kushtet shkaterrimit te prones publike.
Sali Berisha dhe kartolina
Më 4 dhjetor, 2015, pasi Taulant Balla lexoi në Kuvendin e Shqipërisë një kartolinë që Sali Berisha i dërgonte plot dashuri dhe respekt nga Parisi në vitin 1979 Hysni Kapos dhe Vito Kapos, me rastin e lindjes së një nipi në familjen e tyre, u ngrit Sali Berisha për replikë. Në vend që të përqendrohej te kartolina, iu drejtua Edi Ramës me një fjalim gjysmë poezi e gjysmë prozë, çdo strofë apo paragraf të të cilit e fillonte, duke përsëritur një herë apo disa herë, fjalën: Edi Rama.
Ndryshimi mes Taulant Ballës dhe Bujar Nishanit? Taulanti nuk është bërë akoma president
Ka kohë që flitet, por sot një dokument i publikuar në portalin “lapsi.al” konfirmoi që Taulant Balla, një nga drejtuesit e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, është një ndër sekserët kryesorë të qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. 80 punësime mbi kriterin e besueshmërisë politike, ndërkohë që kjo mazhorancë, pabesinë e ka ngritur në institucion: ndryshoi Kodin e Punës për të garantuar instrumentet ligjore që t’ua fusë mirë atyre që heq nga puna. Nuk kanë më të drejtë të rikthehen. Mirëpo çështja nuk qëndron dhe aq këtu.
Gjithë fajin e ka Saliu?! Jo: Janë të gjithë si Saliu
Partia Socialiste duket se ka menduar ta anashkalojë dokumentin e OSBE-së që bën një përmbledhje të hajdutëve dhe banditëve që janë parlamentin shqiptar. Kuptohet “referuar medias” për të dhënat kryesore. Edi Rama tërheq karrocën e korrupsionit në këtë listë me 200 milionë euro të supozuara, pasuar nga shumë kolegë të tij. Ilir Meta përflitet se ka urdhëruar vrasje në këtë dokument, kurse Sali Berisha...dihet tashmë çdo gjë. Dokumenti po trajtohet në media, ndërkohë që mazhoranca ka menduar t’ia lërë një deputeti si Taulant Balla që të thotë ndonjë gjë.