autokracia
Një karikaturë e autokratit frikacak e të tredhur që nuk pëlqen të vërtetën*
Ngjarja që po komentohet fort këto ditë është skandali i Edi Ramës me fotografinë e Obamës. Të gjithë janë në të drejtën e tyre që ta komentojnë atë gjest të Edi Ramës. Ka të drejtë Fatos Lubonja, ka të drejtë Lulëzim Basha dhe opozita. Të gjithë kanë të drejtë ta komentojnë, ta gjykojnë dhe ta fyejnë Edi Ramën për atë veprim që ka bërë, sepse, në një farë mënyrë, ai vetë u ka dhënë të drejtë të gjithëve. Por Edi Rama nuk ka të drejtë të fyejë gazetarët dhe të gënjejë ata.
Koalicioni PS-LSI dhe sëpata e autokratit
Në vitin 1991, në një nga librat e tij, Noam Chomsky, filozofi dhe komentatori famshëm politik amerikan, është përpjekur të argumentojë rrezikshmërinë shumë më të madhe të autokratizmit krahasuar me korrupsionin. Shkruante se SHBA ishin pjekur për një lider fashist dhe se demokracia kish shpëtuar vetëm për faktin që një lider i tillë nuk kishte dalë.