asetet e ngurtesuara
Iran-SHBA drejt përballjes në Gjykatën e Hagës
Presidenti iranian, Hassan Rouhani, ka deklaruar se Teherani do të padisë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Gjykatën e Hagës për kthimin e disa aseteve të ngurtësuara nga SHBA që nga koha e Revolucionit Islamik. Duke folur para një turme njerëzish në qytetin Kerman, Rouhani, bëri të ditur se Irani nuk do të heqë dorë nga pasuria e tij, duke e cilësuar aktin e fundit të SHBA si grabitje në mes të ditës. Fjala është për një vendim të Gjykatës së Lartë amerikane, e cila vendosi që 2 miliardë dollarë, asete iraniane, t’i kalojnë familjeve të viktimave të bombardimeve të vitit 1983 në Bejrut.