Antony Beevor
Në Ukrainë u provua se ushtria ruse dhe Kremlini ka harruar edhe gabimet e sovjetikëve
Një ndër çështjet më befasuese të fushatës ruse në Ukrainës është dështimi evident i ushtrisë së Rusisë në përmbushjen e synimeve strategjike, manovrën dhe mbështetjen logjistike. Fakti i fundit i ndryshimit të drejtimit të sulmit kryesor, nga Kievi në Donbas, pas javësh dislokimi, provon se Kremlini nisi një invasion të papërgatitur, ose më saktë të përgatitur vetëm me arrogancë.
Historiani britanik, Antony Beevor, shprehet në një intervistë për “Spiegel” se Putin dhe shtabi i tij, çuditërisht injoruan edhe mësimet bazike të përvojës së ushtrisë sovjetike.