aksidenti i kavajes
Aksidenti i Kavajës, M. e Transporteve, përpjekje për të hequr përgjegjësinë me “statistikat e aksidenteve”. Opozita shmang interpelancën me Haxhinaston
Në aksin Kavajë – Plepa para disa ditësh ndodhi një aksident rrugor me pasojë tragjike vdekjen e dy njerëzve, fëmijë. E ëma që kreu aksident po shkonte në Rrogozhinë, ku i shoqi mbahej në burg për një ndërtim pa leje. Aksidenti ndodhi në një vend ku mbrojtësja anësore ishte prishur, për të favorizuar një pikë karburanti e cila është në pronës të babait të shefit të Kabinetit të ministrit të Transporteve. Në lidhjet e mëposhtë kemi sqaruar për disa ditë se Policia Rrugore ka kërkuar zgjidhjen e situatës, duke deklaruar se SIGURIA NË KËTË AKS ËSHTË PROBLEMATIKE, mungon sinjalistika etj..
Aksidenti i Kavajës, Autoriteti Rrugor nuk zbatoi vendimin e gjykatës. Ministri bën sikur nuk ka ndodhur gjë(foto+video)
Zbardhet më tej situata absurde e cila u bë shkak, ndër të tjera, për aksidentin tragjik të Kavajës ku humbën jetën dy njerëz(http://www.respublica.al/2016/05/11/skandali-që-zbulohet-nga-aksidenti-i-kavajës-pika-e-karburantit-për-të-cilën-ishin). Autoriteti Rrugor Shqiptar që ka për titullar direkt Dashamir Xhikën dhe është në përgjegjësi të Edmond Haxhinastos, nuk ka zbatuar një vendim të prerë të Gjyaktës Administrative të Apelit, që detyronte ARSh-në të vendoste mbrojtëse në vendin ku ndodhi aksidenti.