AKEP
Lirohet nga detyra kreu i AKEP, Piro Xhixho
Qeveria i ka propozuar Kuvendit të Shqipërisë që të lirojë nga detyra kreun e Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Vendimi për lirimin e Piro Xhixhos është marrë sot në mbledhjen e qeverisë, vendim i cili hyn menjëherë në fuqi dhe pritet të miratohet në seancën e ardhshme të Kuvendit. Qeveria nuk ka paraqitur ndonjë arsye për lirimin nga detyra të AKEP-t. Xhixho qëndron në këtë detyrë prej datës 26 nëntor të vitit 2009 duke drejtuar një nga entet me më shumë ndikim në rregullimin e tregut të komunikacioneve. Xhixho është njeri i afërt me LSI-në.
AKEP: Pse Vodafone duhej t’ua hiqte policëve paketat falas
Para dy javëve, TemA TV i kërkoi shpjegime Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, për urdhrin e dhënë rreth paketave që kompania Vodafone u ofronte punonjësve të Policisë së Shtetit. Pas këtij urdhri, policëve iu hoqën paketat ku ofroheshin falas thirrjet telefonike me njëri tjetrin për llogari të punës së tyre.
Krim financiar i organizuar nga shteti
Në 4 vjet të qeverisjes PS-LSI, përveçse nuk pati një bilanc të barrës fiskale mbi taksapaguesit e republikës, por as një verifikim të krimit financiar mbi qytetarët nga operatorët e disa shërbimeve që kontrollohen nga entet shtetërore.
AKEP propozon ulje të tarifave të telefonisë celulare
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka propozuar ulje të tarifave të interkoneksionit mes operatorëve celularë. Për këte arsye, thirrjet telefonike mes kompanive të ndryshme pritet të kushtojnë më lirë vitin e ardhshëm.
Kë po favorizon AKEP? Hije dyshimi për deformim të tregut dhe pastrim parash
Agjencia e Komunikimeve Elektroniko-Postare, AKEP dhe kreu i saj Pirro Xhixho dyshohet se kanë dorë në deformimin e tregut të telefonisë celulare dhe favorizim të kompanive fantazma që kanë xhiruar miliona euro, përmes skemave jo transparente dhe të pakontrolluara. Për këtë institucion dhe kreun e saj ka dy denoncime, i pari vjen nga një prej operatorëve në treg dhe i dyti nga mediat.
Denoncimi nga komopania “Plus”