aida gega
Një raport "misterioz" i KLSh-së për Tatimet
Prej disa javësh tashmë një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit është dorëzuar zyrtarisht në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Në këtë dokument ka disa rekomandime mes të cilave edhe shkarkimi nga detyra të zv.drejtorit të DPT-së, Xhavit Çurri dhe drejtoreshës së Drejtorisë së Rimbursimit të TVSH-së, Aida Gega. Po kështu KLSH-ja kontatonte shkelje edhe për drejtori të tjera, ndërkohë që sipas burimeve të ResPublica për rastin e znj. Gega është vlerësuar si masë e nevojshme edhe ndjekja penale.