2023

Shqipëri e respektuar...Shqipëri e dëshpëruar dhe e dorëzuar

Postuar në 07 Maj, 2023 16:23

Kryeministri i vendit Edi Rama ka nisur këto ditë të sulmojë pa u kursyer kandidatët e opozitës së përfaqësuar nga Meta dhe Berisha. Fredi Belerin e Himarës e quajti injorant, kandidatin e Vlorës “më budallain e qytetit”, Boçin e Elbasanit e tall duke i deformuar emrin, kurse sot, kandidatin e Mirditës Arben Mëlyshi e ka cilësuar se nuk ka trutë në rregull meqenëse i jep fytyrën e vet një “gërdalle non grata” dhe një “të pakorrigjueshmi”.

Rritja ekonomike në 2023, më e ulëta që nga viti ’90

Postuar në 10 Prill, 2023 15:17

Ekonomia botërore do të tkurret gjatë këtij viti dhe nuk pritet ndonjë rritje domethënëse as për pesë vitet e ardhshme. Në parashikimin e tij, Fondi Monetar Ndërkombëtar flet për një rritje globale nën 3% përgjatë vitit 2023 dhe një stanjacion në rreth 3% për pesë vitet e ardhshme. Drejtoresha Menaxhuese, Kristalina Georgieva, tha se ky është parashikimi më i ulët i rritjes afatmesme globale që nga viti 1990, dhe shumë nën rritjen mesatare prej 3.8% të parë në dy dekadat e fundit. Perspektivat e rritjes mbetën të dobëta duke pasur parasysh inflacionin vazhdimisht të lartë.

Sizmologët grekë: Tërmeti i sotshëm në Lesbos, mund të mos jetë Goditja kryesore

Postuar në 07 Janar, 2023 12:05

Ekspertët e simzmologjisë në Greqi kanë paralajmëruar se tërmeti me magnitudë 4.9 i ishullit të Lesbos në Egje mund të mos jetë “ngjarja kryesore”.

Ne duhet të jemi pak të kujdesshëm për shkak se çarja e krijuar nga tërmeti i sotshëm është afër me krisjen e Agia Paraskevisë dhe shkon përmes ishullit nga njëri cep në tjetrin

është shprehur sizmologu i Institutit Gjeodinamik të Athinës, prof. Akis Tselentis.

Subscribe to RSS - 2023