18 maj 2017
Marrëveshja e 18 majit - PS-PD heqin kryetarin e LSI-së nga qeveria
Ky është dokumenti i shpërndarë nga Zyra e Shtypit e PS-së dhe PD-së që cilësohet prej tyre si Marrëveshja e negociuar mes kryeministrit dhe kreut të PD-së.
MARRËVESHJE POLITIKE 18 MAJ 2017
Palët në këtë marrëveshje shprehin mirënjohjen dhe falenderimin për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian për kontributin e tyre në forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri si dhe në mënyrë të veçantë, për zgjidhjen e situatës politike për zgjedhjet e vitit 2017.