Slideri Kryesor
A(o)ksidental!
Duket se Beogradi po ndjek tashmë – i detyruar ndoshta – një politikë të dyfishtë në raportet ndërkombëtare.
Bota po shkon në epokën e para Penicilinës
Emergjenca e re globale e shëndetit pritet të jetë rezistenca e baktereve ndaj antibiotikëve. Tingëllon si një gjë e të ardhmes së largët, apo një skenar që nuk na përket, por faktet flasin për të kundërtën. Në vitin 2019, 5 milionë njerëz vdiqën në mbarë botën për shkak të infeksioneve që rezistonin ndaj trajtimit me antibiotikë, ndërkohë që 1.3 milionë të tjerë lidheshin direkt me këtë shkak.
Jo armë me rreze të gjatë Ukrainës, edhe nëse vende të tjera e bëjnë këtë
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka përjashtuar mundësinë që Gjermania të furnizojë me armë rreze të gjatë Ukrainën për t’i përdorur ato për goditje në territorin rus. Ai e ka përsëritur qëndrimin e vet në një takim në Prenzlau duke afirmuar se:
Nuk do të furnizojmë me këto armë sepse unë e quaj një problem. Edhe nëse vende të tjera e bëjnë këtë
Ideja e kombit kosovar është nostalgji serbe
Kombi shqiptar është një prurje historike, të paktën mbi 6,000 vjeçare, bazuar në ndarjen e proto-shqipes nga familja e gjuhëve indoeuropiane, që u publikua nga studiuesit e huaj në revistën “Science.”
Dikur ekzistonin qytete-shtete, si Athina, Sparta, Delfi, Mileti etj., dhe fillimisht edhe Roma, derisa u shndërrua në perandori. Sipas dijes dhe logjikës së sotme, banorët e atyre qyteteve do t’ishin quajtur kombe të ndryshme. Megjithatë, ata të gjithë e quanin veten helenë, ndërsa romakët i quanin ‘graeci’.
Irani lëshon në hapësirë satelitin Chamran-1
Irani lëshoi sot në orbitë një satelit të ri kërkimor. Lajmin e bëri publik televizioni shtetëror.
"Sateliti kërkimor Chamran-1 u lëshua me sukses dhe u hodh në orbitë nga transportuesi Ghaem-100", u tha në njoftim.
“Çdo durimi i vjen fundi”
Rusia e ka përjashtuar përdorimin e armëve bërthamore në përgjigje të sulmeve të armikut, por shefi i i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev, thotë se edhe durimit mund t’i vijë fundi.
Duke e cilësuar nisjen e një konflikti bërthamor "një vendim me pasoja të pakthyeshme", Medvedev thotë se për këtë arsye, Rusia nuk ka marrë asnjë vendim deri tani.
Një shpjegim i ri për kolapsin e Ishullit të Pashkëve
Rapa Nui, i njohur ndryshe si Ishulli i Pashkëve, i ka bërë shpesh kureshtarë studiuesit për shpopullimin e beftë pak para mbërritjes së europianëve në vitin 1722. Ishulli është në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe është një nga zonat më të izoluara në juglindje të Oqeanit Paqësor.
Në të gjenden edhe sot rreth 1000 statuja monumentale, të cilat flasin për një popullsi të vendosur aty të paktën që nga viti 1200. Por sipas një studimi të ri, i ashtuquajturi kolaps dramatik i popullsisë në Ishullin e Pashkëve është i gjithi një mit.
Putin: Raketat me rreze të gjatë, vija e kuqe në konfliktin Rusi-Ukrainë
Presidenti Putin i dërgoi një paralajmërim të qartë Perëndimit lidhur me përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi. Përdorimi i këtyre të fundit nga Ukraina, e cila nuk e ka një teknologji të tillë ushtarake, do të konsiderohet nga Rusia si "pjesëmarrje e drejtpërdrejtë" e vendeve të NATO-s në luftën në Ukrainë.
Nuk ka shpresa për dialog/ Vuçiç propozon paketë me 7 kushte
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, doli me një paketë të re kërkesash, plotësimi i të cilave, sipas tij është parakusht për progresin e dialogut me Kosovën.
Në një deklaratë drejtuar popullit serb, Vuçiç paralajmëroi një fushatë diplomatike globale në funksion të plotësimit të këtyre kërkesave, duke theksuar se nuk ka zgjidhje të mirë për serbët.
Liria dhe Graria
Kjo që po konsumohet në Parlament – me vetëdije të plotë – me Olta Xhaçkën, deputete dhe ish-ministre, ardhur nga shoqëria civile dhe shkolluar në Perëndim, shtron nevojën e një diskutimi të pastër për rolin e femrave në jetën publike dhe në politikë në veçanti. Përfshirja e femrave në mënyrë të barabartë në jetën publike nuk ka ndonjë gjë inovatore në Shqipëri. Për emancipimin e femrës flitej gjerësisht edhe në regjimin e Enver Hoxhës dhe në të vërtetë dalja e femrës nga shtëpia në konvikt është revolucioni i parë real.