Slideri Kryesor

Pyesni Napoleonin!

Postuar në 15 Janar, 2023 13:41

Tre historianë francezë i kanë dhënë jetë një projekti të veçantë që vendos një rikrijim digjital të Napoleon Bonapartit përballë “njerëzimit” të sotshëm nëse mund të themi kështu. Raphaël Doan, Arthur Chevallier dhe Baptiste Roger-Lacan kanë shfrytëzuar inteligjencën artificiale për të sintetizuar në formën e përgjigjeve të atpëratyshme një Napoleon që si bazë të dhënash ka historinë e tij personale, letrat, bisedat, mendimet, aktet e raportuar në gjallje të tij.

Ministrja e Jashtme njofton se nuk është mirë

Postuar në 15 Janar, 2023 01:07

E shokuar përtej asaj që mund të thuhet

“Made in Europe” përballë SHBA-ve

Postuar në 14 Janar, 2023 17:37

Qeveria franceze ka bërë një rishikim të plotë të qasjes së Bashkimit Evropian për të nxitur industrinë e saj, duke ofruar një strategji gjithëpërfshirëse "Made in Europe" për të kundërshtuar subvencionet e shtuara të SHBA-së.

Mediat qarkullojnë lajmin e dorëheqjes së ministres gjermane të Mbrojtjes

Postuar në 14 Janar, 2023 16:24

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht pritet të japë dorëheqjen që këtë javë që vjen, si pasojë e goditjeve në kredibilitetin e saj publik. Lajmi është qarkulluar nga "Blid" dhe referohet në media të tjera ndërkohë që autoritetet gjermane nuk e kanë përgënjeshtruar atë.

Blinken, tur në rajon në mesin e muajit shkurt

Postuar në 14 Janar, 2023 15:14

Sekretari amerikan i Shtetit, Anony Blinken do të realizojë në mes të muajit shkurt një vizitë në disa vende të rajonit tonë. Ai do të marrë pjesë në konferencën 3+1 të dialogut strategjik Greqi-Izrael-Qipro, mandej do të udhëtojë drejt Izraelit dhe Turqisë.

Lajmi raportohet nga mediat greke që vënë në dukje se vizita ka rëndësi strategjike për shkak të destinacioneve të zgjedhura për t’u vizituar.

Fundi i transmisionit manual

Postuar në 14 Janar, 2023 02:54

 

Unë ngas një makinë me marsh manual. Është një dhimbje koke, ndonjëherë. Në trafik sidomos. Gruaja ime nuk mund ta drejtojë makinën time, çka i kufizon mundësitë tona të tranzitit. Dhe kur jam në timon, nuk mund të mbaj një pije të ftohtë në dorë, të paktën jo në mënyrë të sigurt. Por pavarësisht këtyre sikleteve, më pëlqen manualja. Më pëlqen ndjesia se po e drejtoj makinën time dhe jo thjesht po e komandoj. Kjo është arsyeja pse kam drejtuar prej 20 vjetësh makina me marsh manual. 

Bidenit i kërkohet të largojë nga SHBA Bolsonaron

Postuar në 13 Janar, 2023 15:11

Ligjvënësit demokratë në SHBA i kanë kërkuar presidentit Joe Biden të revokojë vizën për ish-presidentin Brazilian, Jair Bolsonaro, nën arsyetimin se ai është i përfshirë në protestat e fundit kundër qeverisë dhe presidentit të ri.

Ne nuk duhet të lejojmë z. Bolsonaro dhe ndonjë tjetër ish-zyrtar të Brazilit që të strehohet në SHBA për t’i ikur drejtësisë për çdo krim që mund të kenë kryer kur kanë qenë në detyrë

Shërbimet amerikane raportojnë 510 raste të reja të kontaktit apo vëzhgimit të dukurive të paidentifikuara ajrore

Postuar në 13 Janar, 2023 14:45

Shërbimet amerikane të sigurisë kanë raportuar 510 raste të reja të konstatimit të dukurive të paidentifikuara ajrore në zona të mbrojtura apo objekte me rëndësi që nga muaji gusht i vitit të shkuar.

Nga këto sipas një raporti të dërguar Kongresit amerikan, 340 janë identifikuar si objekte ajrore në përdorim konvencional, droën, balona etj., ndërokohë që mbeten 171 vëzhgime që kërkojnë hetim të mëtejshëm dhe kanë demonstruar karakteristika të pazakonshme fluturimi.

Berisha non grata. Balla thotë se kaq mjafton që çdo shkresë e tij, apo ku është firma e tij, të injorohet

Postuar në 12 Janar, 2023 19:33

Në një prononcim sot për mediat, numri një i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar ndër të tjera se çdo lloj shkrese që ka firmën e Sali Berishës, nuk do të konsiderohet. Z. Balla ka përmendur faktin se anullimi de facto i të drejtave të Berishës si deputet i Kuvendit të Shqipërisë për të ndjekur procedurën ligjore për kërkesa të caktuara, apo për t'u konsideruar kërkesa të tij, vjen për shkak se Berisha është shpallur non grata nga SHBA për minim të demokracisë.

Fakti "analitik" i shpërbërjes së Federatës Ruse

Postuar në 12 Janar, 2023 12:36

Rusia po shpërbëhet dhe kjo ka të mirat e veta. Këtë sugjeron Janusz Bugajski, një analist në Jamestown Foundation sipas të cilit me disintegrimin e këtij shteti mbyllet një tjetër fazë e imperializmit. Për Bugajskin, i cili ka shkruar një libër mbi këtë temë, Perëndimi po shfaqet i paqartë për këtë që po ndodh dhe madje retrograd, përderisa mendon për kuadrin e përdorur në Luftën e Ftohtë.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor