Slideri Kryesor
Spekullime për konflikt mes ushtrisë dhe grupit “Wagner”. Vritet blogeri pro luftës Vladlen Tatarsky
Është vrarë në Shën Petersburg një propagandist i njohur i luftës në Ukrainë, Vladlen Tatarsky. Një kuti me një statujë është dërguar në një bar e cil aka shpërthyer duke kënë të vdekur Tatarskyn dhe 25 persona të tjerë të plagosur.
Jakov Milatoviç zgjidhet president i Malit të Zi
Jakov Milatoviç është presidenti i ri i Malit të Zi. Fillimisht exit pollet, e më pas edhe rezultatet paraprake, treguan një epërsi të thellë të Milatoviç. Shtabi elektoral i Milatovçit shpalli fitoren vetëm pak pas nisjes së numërimit, ndërsa rivali Milo Gjukanoviç pranoi humbjen.
Siguria kombëtare dhe marrëdhëniet mes shteteve në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit
Në Tiranë është mbajtur këto ditë seminari me temë “Aksesi në Dokumentet Historike” me kontributin e Autoritetit të Dosjeve dhe në kuadër të një vizite të një delegacioni të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Gjatë këtij seminari, një fjalë e ka mbajtur edhe drejtuesja e Autoritetit, Gentiana Sula ka informuar se janë deklasifikuar 317 051 fletë dokumentacion, përveç 13 300 fletëve që u zbardhën gjatë muajit mars. Ndër të tjera Sula ka thënë se:
Kërkesë për Informacion Homeland Justice!
Lexojini materialet e hakeruara të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Hapini edhe ato të Ministrisë së Financave, Gledis Nanos, SHISH-it e kështu me radhë. Gjen aty gjithçka, sekrete jo. Sekreti në kohën që jetojmë fshihet nëpër rreshta, në një shkresë përcjellëse që bëhet sa për të lënë gjurmë, në një udhëzim që bëhet për tendera të caktuar e kështu me radhë.
Shkodër o qytet i bekuar, po vjen Beneti me thesin e pashpuar!
Në disa media është shfaqur një shkrim propagandistik për kandidatin e PS-së në Shkodër, Benet Beci. Shkrimi, që manifeston një aftësi për të thjeshtuar deri në gjuhë grafitesh në mure dallimin mes Becit dhe Bardh Spahisë së PD-së, ndër të tjera thekson:
AKEP-it i marrin rreth 20 gb material, Asnjë reagim!
Ka kaluar në heshtje procesi i hakerimit të një pjese të madhe të dokumentacionit të gjeneruar nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike Postare nga grupi “Homeland Justice”. Bëhet fjalë për rreth 20 gigabyte dokumentacion që qarkullon dhe aksesohet lirshëm, e i cili përfshin që nga ankesa qytetarësh për portabilitet numri telefonik, e deri te kërkesat për përgjim numri për llogari të hetimeve penale.
Grup prej 99 personash në Greqi për trafikimin e imigrantëve. Shqipëria, vend tranziti
Policia greke njofton asgjësimin e një grupi trafikimi të qenieve njerëzore që përfshin 99 persona.
Kryeministrja serbe skualifikon nismën e Bujar Osmanit: "QUAD për Ballkanin Perëndimor", jozyrtare
Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, tha sot se nuk ka asnjë iniciativë formale "QUAD për Ballkanin Perëndimor" që përfshin Kosovën dhe vuri në dukje se Serbia nuk ka çështje të pazgjidhura me Maqedoninë e Veriut. Brnabiç u pyet në lidhje me iniciativën gjatë një konference për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, në Beograd.
Frymë të vdekura!
Në Tiranë flitet – duhet të ketë ca kohë xhanëm – që janë hapur ato që i quajnë Kurse Vetëbesimi. Për fëmijët.
Çfarë të jetë kjo? Çfarë i mësojnë aty një fëmije nëse kemi të bëjmë literalisht me këtë që na thonë? Sesi të përgjigjen kur u thonë: iiii të ka rënë dhëmbi! Apo sesi të përballojnë stresin post-traumatik të një note të ulët? Një dackë nga shoku, babai, nëna? Një bërtitje? Sesi të rienergjetizojnë veten për të kapur ritmin e të parëve?
Dekomisionimi i sitit bërthamor të Cumbrias. Zhytësit hyjnë për herë të parë pas 65 vjetësh
Zhytës të Korporatës së Ndërtimeve Nënujore, një kompani e specializuar amerikane për kërkime në pishina bërthamore, kanë hyrë për herë të parë që nga viti 1958 në pishinën e Sellafield në Cumbria, bregu veriperëndimor i Anglisë.