Slideri Kryesor

Ndere britanike/Më ndihmo për kredinë, të të bëj shef të BBC-së!

Postuar në 28 Prill, 2023 12:53

Shefi i BBC-së, Richard Sharp, dha dorëheqjen, pasi një hetim zbuloi se ai kishte shkelur rregullat, duke mos deklaruar se ishte përfshirë në dhënien e një kredie për Boris Johnson, gjatë kohës kur ky i fundit ishte kryeministër.

Më parë, Sharp ka qenë shefi i kryeministrit aktual, Rishi Sunak, në bankën e investimeve Goldman Sachs dhe si donator ka mbështetur konservatorët gjatë kohës kur ata kanë qenë në pushtet.

Kreu i Korporatës Britanike të Transmetimeve emërohet nga monarku i Mbretërisë së Bashkuar, me propozim të qeverisë.

Ndërron jetë Jerry Springer

Postuar në 27 Prill, 2023 19:06

Ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare moderatori i njohur amerikan, Jerry Springer. Ai është i njohur për shown e tij “The Jerry Springer Show” nisur në vitin 1991 dhe vazhdoi për disa dekada. Me 4000 episode, shfaqja kapi vëmendjen e një mase të madhe të publikut për shkak të realizimit të përballjeve bruto mes personazheve të konflikteve sociale të forta.

Prodhuesi i dronëve Bayraktar, pasardhësi i mundshëm i Erdoganit

Postuar në 27 Prill, 2023 18:17

Për herë të parë pas 20 vjetësh në pushtet, presidenti turk i druhet humbjes së zgjedhjeve. Sfida elektorale e 14 majit duket se nuk do të jetë aq e lehtë sa paraardhëset. Kandidati i opozitës, Kemal Kiliçdaroğlu, aktualisht kryeson shumicën e sondazheve. Vetë Erdogan tashmë ka njoftuar se kjo ështe hera e fundit që ai kandidon dhe kjo i ka bërë shumë vëzhgues të mendojnë se ai mund të jetë në kërkim të pasardhësit të tij politik.

Lindin bebet e para të fekonduara nga një robot

Postuar në 27 Prill, 2023 15:20

Një vit më parë, inxhinierët spanjollë krijuan robotin e parë për injektimin e spermës. Testi i parë për efikasitetin e shpikjes së tyre u bë në Nju-Jork, pasi fekonduesi artificial u dërgua me postë nga Barcelona.

Në klinikën New Hope Fertility Center, roboti u përdor për të fekonduar dhjetëra vezë. Rezultati i eksperimentit janë sot dy vajza të vogla.

Zgjedhjet janë cenuar që tani në standarde. PS: Vota pro opozitës ju lë pa fonde!

Postuar në 27 Prill, 2023 13:15

Në një takim elektoral në zonat e Elbasanit, Damian Gjiknuri, numri dy i Partisë Socialiste, ka vënë në dukje rëndësinë e votës pro PS-së në zgjedhjet lokale të 14 majit, për të shmangur siç u shpreh ai, një votë opozitare që do të prishte bashkëpunimin mes qeverisë dhe bashkisë.

Z. Gjiknuri ka shpjeguar se historia e marrëdhënieve qeveri-bashki kur ka kahe të ndryshme politike në drejtim është negative, pasi ndodh siç u shpreh ai “bashkia kthehet në bunker politik”.

Spielberg: Ndërhyrja në filmat e vjetër është censurë

Postuar në 26 Prill, 2023 14:03

Regjisori Steven Spielberg e kundërshton idenë e rishikimit të filmave të vjetër, për t’i përshtatur ata  për audiencën moderne. Në një intervistë për revistën TIME, regjisori i "E.T." dhe "Jurassic Park" tha se regjisorët që marrin përsipër ta bëjnë këtë në fakt po kryejnë censurë.

Spielberg u pyet nëse ka ndonjë film që ai do të dëshironte ta kishte bërë ndryshe, ose nëse do ta ndryshonte sot.

Ai pranoi se rishikimi i E.T., të cilit iu hoqën disa skena me armë, ishte një gabim.

Paqe në Ukrainë?! "Nuk paguhem për shpresa dhe pritmëri"

Postuar në 26 Prill, 2023 10:32

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka lënë të kuptohet se lufta në Ukrainë nuk ka gjasa të mbyllet as këtë vit. Gjatë një konference për shtyp në New York, Lavrov ka deklaruar e në Perëndim po mbizotëron një logjikë skizofrenike. Sipas tij mbështetja masive për Ukrainën në kuadër të “një kundërofensive për të kërkuar mandej negociime me Rusinë” është tërësisht e pambështur.

Ne nuk duam asnjë kërcënim nga territori i Ukrainës dhe këto kërcënime ishin akumuluar aty prej vitesh, sidomos pas grushtit të shtetit në shkurt të vitit 2014

"Ky mund të jetë fundi i kapitalizmit"

Postuar në 26 Prill, 2023 10:08

Bota po ndryshon dhe po bëhet më e shtrenjtë – ndërkohë që pagat, siç kanë dëshmuar shumica e njerëzve që punojnë, nuk kanë arritur të përballojnë koston në rritje të pothuajse çdo gjëje. Sipas Albert Edwards, strateg global në bankën 159-vjeçare Société Générale, ky fenomen është rezultat i asaj që ai e quan "inflacioni i babëzisë" (greedflation).

Dhe nëse nuk mund të gjejmë një mënyrë për ta kufizuar këtë babëzi, sipas tij, kjo do të thotë se kapitalizmi mund të jetë në fund të rrugëtimit të tij.

Ndryshime "të thella dhe substanciale" në Politikën e Jashtme të Serbisë

Postuar në 26 Prill, 2023 09:59

Presidenti serb, Alexander Vuçiç, ka njoftuar ato që Iiquajti “ndryshime të thellla  dhe substanciale” në politikën e jashtme të Serbisë. Duke marrë shkas nga vota pro Kosovës në Këshillin e Europës, Vuçiç ka reaguar personalisht duke folur nga një mbledhje qeverie ku siç raportojnë mediat serbe “ishte i ftuar nga kryeministrja Ana Brnabiç”.

Bolton: Amerika të rikthejë armët bërthamore në Korenë e Jugut   

Postuar në 25 Prill, 2023 17:52

Ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton, bën thirrje që SHBA të ridislokojë armët bërthamore në Korenë e Jugut. Kjo, sipas tij, do të ndihmonte në mbrojtjen e sigurisë së aleatit kryesor aziatik të Uashingtonit.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor