Slideri Kryesor

Suedia nxjerr ushtrinë për të luftuar kriminalitetin

Postuar në 01 Tetor, 2023 13:59

30 mijë anëtarë të bandave kriminale në një vend me 10 milionë banorë. Bëhet fjalë për Suedinë, një ndër parajsat nordike të zhvillimit dhe ligjit, por që së fundmi ka të akumuluar në mënyrë shpërthyese problemin e kriminalitetit. Shtatori i këtij viti është quajtur “shtatori I zi”, pasi në vend u regjistruan 12 viktima si pasojë e dhunës mes bandave. Në qendër të tensionit të tanishëm është një rrjet criminal me emrin “Foxtrott” dhe ai rekruton edhe minorenë.

Për të përballur këtë situatë, qeveria suedeze ka vendosur të thërrasë në ndihmë ushtrinë.

Serbia është sëmurë dhe i beson vetëm cirkut të hipnozës së vet

Postuar në 01 Tetor, 2023 13:47

Në një video në Instagram, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka shfaqur një anë patetike të dikujt që po vesh gradualisht kostumin e heroit nacional përkundrejt një rreziku që në të vërtetë ësgtë provokuar prej budallallëkut të tij. Zoti Vuçiç ka folur për ditët më të vështira që nga viti 2008, ai ka folur për një fushatë të nisur kundër Serbisë, me gënjeshtra dhe të pavërtëta.

“Edi Rama, kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga Nikolla Pashiç"!

Postuar në 30 Shtator, 2023 21:16

Edi Rama mund të jetë kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikolla Pashiçit”.

Gazetari i FAZ, Michael Martens, e komenton kështu qasjen e kryeministrit shqiptar ë raport me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Një njohës i mirë i Ballkanit dhe sidomos i zhvillimeve gjatë periudhës së luftës së Kosovës, Martens është gazetar i Frankfurter Allgemeiner Zeitung  prej vitit 2001.

Raportime për tërheqjen e trupave serbe nga kufiri me Kosovën

Postuar në 30 Shtator, 2023 16:08

Serbia ka nisur tërheqjen e trupave ushtarake nga kufiri në veri të Kosovës. Mediat e Kosovës raportojnë për një autokolonë ushtarake në jug të Serbisë, e cila është parë të lëvizë nga drejtimi i Vranjës në drejtim të Nishit, afër qytetit të Predejanës.

Predejana ndodhet 300 kilometra në jug të Beogradit dhe rreth 100 kilometra nga pikëkalimi më i afërt kufitar ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Merdarë.

Një rol i ri i Britanisë në Ballkan: "Aleancë SHBA-Britani-Kosovë për shqetësimet imediate të sigurisë"

Postuar në 30 Shtator, 2023 15:44

Perëndimi po ruan ende një sens përmbajtjeje ndaj Serbisë, që mund të rezultojë me pasoja. Ndonëse është e drejtë të vlerësohet se përgjigja zyrtare do të duhet të jepet pas zbardhjes së ngjarjes së Banjskës, është tanimë evidente se përgjegjësia për atë që ka ndodhur është te pala serbe. Shtimi i kontigjentit të KFOR në Kosovë lidhet me çështje të sigurisë dhe synon të shkurajojë çdo aventurë të mundshme të Beogradit që nuk ka më hapësirë manovrimi. Por ky veprim është në një farë mënyre sinjalizim se brenda Perëndimit koniunktura po ndryshon.

Zbulimi i alienëve është thjesht çështje kohe

Postuar në 30 Shtator, 2023 13:40

Për shumë astronomë, pyetja e ka jetë diku tjetër në univers e ka tashmë përgjigjen. Pyetja është kur do të gjendet.

Një pjesë e madhe e astronomëve janë optimistë për zbulimin e shenjave të jetës në një botë të largët brenda disa viteve.

Një shkencëtar i cili drejton një mision në Jupiter, shkon aq larg sa thotë se do të ishte "e habitshme" nëse nuk do të kishte jetë në një nga hënat e akullta të këtij planeti.

Polonia paralajmëron veton ndaj planit të ri të KE-së për imigracionin

Postuar në 30 Shtator, 2023 13:04

Plani i ri europian për imigracionin ilegal pritet të dështojë për shkak të vetos polake. Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki ka deklaruar se ai do të kundërshtojë propozimin e Komisionit Europian për ndarjen me kuota mes vendeve anëtare të azilkërkuesve.

Kjo është një përpjekje për të sulmuar jo vetëm sovranitetin e Polonisë dhe veneve të tjera anëtare, por gjithashtu një përpjekje për të destabilizuar BE-në një mënyrë jodemokratike

Kurti: Hashim Thaçi u zotua se nuk do fuste FSK-në në Veri. Duhet ta mbushim këtë vakuum

Postuar në 30 Shtator, 2023 11:33

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në një aktivitet të partisë së tij, Lëvizja Vetëvendosje, se problemi me Veriun është krijuar edhe nga fakti se ish-kryeministri Hashim Thaçi, ishte zotuar vite më parë se nuk do të fuste Forcën e Sigurisë së Kosovës në atë zonë. Kurti e ka cilësuar këtë si një “zotim të njëanshëm” që sipas tij ka krijuar një boshllëk që duhet mbushur.

Serbia de facto nën akuzë për Banjskën. ShBA: Të tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën!

Postuar në 29 Shtator, 2023 22:07

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pranuar publikish se ato besojnë se pas sulmit në Banjskë qëndron Beogradi zyrtar. Pas telefonatës së sekretarit të Shtetit Blinken me Presidentin serb Aleksander Vuçciç, u paralajmërua marrja e masave për Serbinë. 

Më tej akoma, në një bisedë me gazetarë sot, Koordinatori për Komunikime Strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, kërkoi që Serbia të largojë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën.

Në një mendje: Veriu t'i dorëzohet KFOR-it!

Postuar në 29 Shtator, 2023 18:18

Në kuadrin e mbështetjes së Shqipërisë për garantimin e sigurisë në veriun e Kosovës dhe marrjen e kontrollit nga KFOR-i, në këtë fazë kur rreziku i përshkallëzimit të konfliktit është alarmant, kemi komunikuar në nivelet më të larta të aleancës euro-atlantike e kemi gjetur një gatishmëri maksimale.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor