Slideri Kryesor

Vuçiç justifikon sulmin në Banjskë: Lindi nga nevoja për vetëmbrojtje

Postuar në 02 Tetor, 2023 22:20

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka dhënë një intervistë për CNN, ku është pyetur për sulmin në veri të Kosovës dhe situatën e tensionuar atje. Vuçiç thotë në intervistë se gjithçka nisi nga nevoja e serbëve për t’u vetëmbrojtur, ndërsa jep një përgjigje përgjithësuese për «të gjithë ata që kanë kryer vepra kriminale».

Këshilltari i Merkel: Gazi rus ndihmoi rritjen e ekonomisë gjermane

Postuar në 02 Tetor, 2023 17:47

Këshilltari ekonomik i Angela Merkel është i bindur se furnizimi me gaz rus gjatë kohës kur Gjermaninë e drejtonte ajo nuk ka qenë gabim, madje ka ndikuar pozitivisht te ekonomia e vendit.

Na ndihmoi të  kapnim norma të forta rritjeje që na bënë të mundur gjëra që përndryshe nuk do t'i kishim pasur, për një periudhë 10-15 vjeçare, gjëra që përndryshe nuk do të ishin të mundshme,” tha Lars-Hendrik Röller në një intervistë me “Financial Times”.

Ushtria serbe në Kosovë? Lojë e Beogradit për të fituar kohë

Postuar në 02 Tetor, 2023 17:12

Pala serbe është përpjekur të sqarojë sot se lajmet për përqendrim trupash në kufi me synim ndërhyrjen në Kosovë janë të pavërteta. Ndonëse ministri i Mbrojtjes Milosh Vuçeviç ka deklaruar se nëse urdhëri jepet, ushtria do të ndërhyjë, ai ka shtuar se kjo do të ndodhë duke informuar KFOR-in.

Ministri serb i Mbrojtjes: Nuk e sulmuam Kosovën, por e bëjmë nëse na kërkohet

Postuar në 02 Tetor, 2023 14:42

Ushtria serbe hedh poshtë përfshirjen në sulmin e Banjskës më 24 shtator, por shprehet e gatshme për agresion ushtarak ndaj Kosovës, nëse i kërkohet.

Në një deklaratë të përbashkët me shefin e Shtabit të Përgjithshëm, ministri serb i Mbrojtjes, Miloš Vuçeviç, tha se në një rast të tillë, para se ndërmarrë këtë hap, Serbia do të njoftonte fillimisht KFOR-in.

Njeriu i ndërlikuar që mori drejtimin e Egjiptit otoman

Postuar në 02 Tetor, 2023 13:53

 

Khaled Fahmy është pedagog i Studimeve Bashkëkohore Arabe në Universitetin e Cambridge dhe autor i librit “Mehmed Ali” (Botimet Oneworld). Në këtë intervistë, tentojmë të ndriçojmë dy fytyrat e Perandorisë Otomane nga këndvështrimi i një historiani egjiptian. 

"Sulmi në Banjskë, nga e njëjta dorë që vrau Oliver Ivanoviçin"

Postuar në 01 Tetor, 2023 23:27

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviç, e lidh vrasjen e Oliver Ivanoviçit me të njëjtin grup që kreu sulmin e 24 shtatorit në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës.

Bogdanoviç thotë se informacioni që ka marrë provon implikimin direkt të Beogradit në vrasjen e liderit të Iniciativës qytetare “Liria, demokracia, drejtësia” (SDP), në vitin 2018.

Neutraliteti "i çuditshëm" i Shqipërisë në krizën e Kosovës

Postuar në 01 Tetor, 2023 21:20

Në krizën e tanishme mes Serbisë – dështimit te saj dhe Kosovës ka shumë dramacite dhe tension. Por turpi i takon Shqipërisë zyrtare. 

Askush nuk e kupton dot politikën e saj të jashtme në këtë pikë: linjëzim me BE-në thotë kryeministri që po bën çmos që deklarimet t’i ketë përherë me Kosovën objekt akuze. Dhe bashkëpërgjegjësie. 

Video/Ministria e Brendshme e Kosovës publikon pamjet e sekuestruara. Grupi i Banjskës u stërvit në Serbi

Postuar në 01 Tetor, 2023 16:01

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka dalë sot në një konferencë për shtyp, krahas Drejtorit të Policisë, Gazmend Hoxha, gjatë së cilës ka zbuluar pamje video të stërvitjes në Serbi të grupit që organizoi sulmin në Banjskë më 24 shtator. Sveçla ka deklaruar se pamjet janë siguruar nga dronët e grupit, sekuestruar nga policia e Kosovës.

Nuk mund të ketë negociata të reja pa rezultatin hetimor të ngjarjes së Banjskës

Postuar në 01 Tetor, 2023 15:25

Në Serbi po flitet tashmë për opsionet ligjore të trajtimit të ngjarjes së Banjskës dhe autorit të vetëdeklaruar të saj, ish-nënkryetarit të Listës Srpska, Milan Radoiçiç. Në një prononcim për mediat serbe, një avokat, Ivan Niniç, shprehet se pas deklarimit të Radoiçiç, ky i fundit duhet arrestuar.

Një hero përcillet në Serbi

Postuar në 01 Tetor, 2023 14:46

Në Kralevo të Serbisë është pritur me ceremoni homerike një hero: Stefan Nedeljkoviç është përcjellë në varrezë i shoqëruar me këto pamje, pasi ai u vra në sulmin e Banjskës, ku ishte një ndër sulmuesit. Heroi i Serbisë prehet tashmë në panteonin e luftëtarëve, çka dëshmon se lidhja mes ngjarjes së 24 shtatorit dhe Beogradit është evidente. E qartë dhe që provon groteskun e një shoqërie që sheh ëndrra me sy hapur. Si të gjithë në Ballkan xhanëm.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor