Slideri Kryesor
Shënim: Ah, sikur të kishim një qeveri dhe një opozitë!
Sot kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar një bisedë online me njerëzit, përmes Twitter e Facebook, ku përgjigjet për çështjet që shqetësojnë vendin. Edi Rama erdhi në pushtet në qershor të vitit 2013, por në zyrë hyri në shtator. Kështu që kjo bisedë për bilancin e qeverisjes është në dy vjetorin e tij si kryeministër. Ajo ka rëndësi pasi kriza ekonomike, dështimet në tatime e dogana, politika fiskale, problemet serioze në shëndetësi, kanë dalë në sipërfaqe si probleme të prekshme, e që po shtojnë kostot e jetesës së shqiptarëve.
Qeveria ua heq bashkive mbledhjen e taksave. Ka më shumë besim tek drejtoria e vet e tatimeve?!
Një tjetër hap drejt centralizimit, këtë herë në sektorin e mbledhjes së taksave. Gazeta Shqip flet sot për një dokument strategjik të qeverisë, një projekt që do të hyjë në fuqi pas shkrirjes së policisë bashkiake. Sipas draftit, të ardhurat e pushtetit lokal do të kontrollohen nga Tatimet dhe jo më nga bashkitë, pasi vendorët nuk kanë aftësinë e duhur për t’i mbledhur këto taksa, shkruan Shqip.
“Lufta e Vlorës”, Gjika e quan indirekt Lelin idiot, të paaftë dhe të lig
I pari i dërgoi një tufë lule ditën që pasardhësi hyri në zyrën e tij të dikurshme. I dyti, vetëm pas disa muajsh fushatë, zgjedhje dhe sezon veror, e kuptoi që Vlora paska patur shumë problem. Detyrimisht, është fikur “respekti reciprok” mes Dritan Lelit dhe Shpëtim Gjikës.
Shpëtim Idrizi presion Ramës: Duhen ndryshime në qeveri
Aleati më i ri i maxhorancës së majtë, Shpëtim Idrizi, në një intervistë për “Panorama” i bën thirrje Kryeministrit Rama që të ndërmarrë ndryshime rrënjësore në kabinetin qeveritar. Idrizi thekson se kabineti Rama ka nevojë për emra, stil dhe përmbajtje të re. Sipas kreut të PDIUsë, kompozimi aktual i qeverisë e ka dhënë mesazhin e tij këto dy vite qeverisje, ku shqiptarët po largohen nga vendi. “Ky kompozim qeveritar me emrat, fytyrat, stilin, përmbajtjen dhe frymën e tij e ka kumtuar mesazhin që ka në këto 2 vite.
Hekurudha Shqipëri-Kosovë nuk diskutohet në Samitin e Vjenës
Shqipëria është përcaktuar që më parë të ndërtojë linjë hekurudhore me Maqedoninë sesa me Kosovën. “Koha Ditore” shkruan se në afat të shkurtër, lidhjen nëpërmjet binarëve me Prishtinën e ka jashtë planeve. Për pasojë, projekti për hekurudhën Kosovë - Shqipëri, i proklamuar prej vitesh, nuk do të zërë vend në diskutimet e Samitit të Vjenës, ku gjashtë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë më 27 gusht për infrastrukturën rrugore që lidh kryeqendrat e rajonit.
Rekomandime për KLD-në: Prokuroria të sjellë prova për arrestimin e gjykatësve
"Prokuroria të sjellë prova për arrestimin e gjyqtarëve". Misioni Euralius në një raport të fundit sugjeron që ligjvënësi të ofrojë garancitë e nevojshme për gjyqtarët.Në këtë raport që publikohet nga “Top Channel”, misioni Euralius shprehet për maturi, duke rekomanduar që të parashikohet me ligj, që pozicioni i Prokurorisë kur kërkon autorizim nga KLD-ja për arrestim gjyqtari, të mos jetë aq i lehtë sa deri më tani.
Deri në 2013, 1 250 000 persona të lindur në Shqipëri, jetonin gjetkë
Sa shqiptarë jetojnë jashtë? Statistikat janë të lëvizshme, por “Pew Research Center” ka publikuar një bazë të dhënash(shtator 2014) e cila pasqyron origjinën dhe destinacionin e emigrantëve nga e gjithë bota për vitet 1990-2013. 20 vjetëshi i fundit pranohet se është një ndër më dinamikët në lëvizjen e popullsisë së botës dhe kjo mind të vlerësohet sadopak edhe te shifrat për Shqipërinë. Kërkimi për vendin tonë jep si rezultat shifrën se në vitin 2013, 1 250 000 njerëz që kanë lindur në Shqipëri, banonin në vende të tjera. Po të shohësh listën, del në konkluzionin se “shqiptarë ka kudo”.
Kisha e Shën Athanasit nuk figuron në listën e monumenteve(dokumenti zyrtar)
Sot Artan Shkreli doli sërish për të folur për çështjen e Dhërmiut. Shkreli ka folur në A1 Report, televizion që posedohet nga Carlo Bollino. Ja se çfarë tha ndër të tjera këshilltari i kryeministrit: "Ky vend nuk mund të ndërtohet pa leje dhe nuk mund të degradohet. Kisha ka qenë monument Kulture gjatë gjithë kohës. Kisha gjithmonë ka qenë modeste. Mbi muret ekzistuese është hedhur një soletë betoni, e theksoj mbi muret ekzistuese. Pra kemi një kishë mbi kishë. Nuk ka asnjë vendim ministror që e ka hequr këtë kishë nga monumentet e kulturës.
Shënim: Z. Kryeministër, e besoni veten, kur e dëgjoni çfarë keni thënë?
Mungojnë 160 milionë dollarë në buxhet. Të ardhurat nuk u realizuan. Analiza e vetme qe bëhet është: e ka fajin informaliteti dhe evazioni. Të shpallim luftë ndaj atyre që i përvidhen shtetit. Dhe kështu u lajmërua operacioni i qershorit. Ajo që duhet të jetë puna e përhershme “vitalizohet” si aksion politik me goditje të përqendruar. Kryeministri në vetë të parë po investohet për suksesin e këtij aksioni. Dje dhe sot ai ka postuar në profilin e vet në Facebook, tabela ilustruese se çfarë sjell legalizimi i biznesit dhe pagesa e detyrimeve.
Një ministre që mungon dhe një këshilltar që është ngado
Konflikti i krijuar në Dhëmri për kishën e Shën Athanasit ka ftuar në diskutim, siç mund të pritej, edhe përfaqësues të historiografisë shqiptare. Moikom Zeqo publikon një shkrim të gjatë për jetën e Nilo Catalanos, që flitet se ka varrin aty ku është kisha. Zeqo shkruan madje se “është për t’u habitur, por edhe shqiptarët myslimanë të kësaj krahine ishin të afruar ngushtë rreth misionarëve bazilianë” dhe pyet më tej: “një italian si Nil Katalani u bë një misionar dhe dijetar i shqipes, mos vallë ne duhet ta përdhosim varrin e tij në kishën e Shen Thanasit në Dhërmi?