Slideri Kryesor

Gjermania plaçkit Greqinë!

Postuar në 22 Gusht, 2015 06:32

Gjermania po plaçkit  Greqinë. Dua të flas për privatizimin e 14 aeroporteve rajonale greke. Privatizimi i tyre ishte nisur nga qeveria e mëparshme greke, e djathtë, dhe më pas lënë pezull nga qeveria Tsipras. Procesi i privatizimit u rinis pas akordit që iu imponua Greqisë. Këto 14 aeroporte prekin pikat kryesore të turizmit grek: Mykonos, Santorimi, Korfuz, Rhodes etj. Disa prej tyre janë dhe pika kyçe për lidhjen e Greqisë me ishujt e saj.

Athina reagon për ngjarjet në Kishën e Dhërmiut

Postuar në 22 Gusht, 2015 01:41

I pyetur për ngjarjet në Kishën e Shën Thanasit në Dhërmi, përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme greke, Konstandinos Kutras tha se Greqia është në pritje të shpjegimeve nga qeveria shqiptare lidhur me këtë incident.

Kisha kallëzon bashkinë e Himarës për “shkatërrim prone dhe nxitje të konfliktit social”

Postuar në 21 Gusht, 2015 23:40

Kisha Ortodokse Autoqefale denoncon sot në mbrëmje një akt të dytë të dhunimit në Kishën e Shën Athanasit në Dhërmi. Kësaj radhe kanë qenë disa persona, me makina pa targa që kanë rrëzuar soletën e kishës dhe sipas KOASH kanë rrezikuar edhe jetën e priftit. Kisha ka bërë kallëzim penal për “shkatërrim prone dhe nxitje e konfliktit social”. Sot ka patur disa reagime, ku spikat ai i këshilltarit të Edi Ramës, Artan Shkreli, i cili u bëri të njohur shqiptarëve se po kërkohet varri i një misionari katolik që ka hapur shkolla shqipe në Himarë.

Një mirënjohje e pazakontë për LSI-në dhe çiftin Meta-Kryemadhi

Postuar në 21 Gusht, 2015 20:05

Në përgjithësi deputetë të Partisë Socialiste janë treguar të rezervuar me konsideratat për Ilir Metën, nisur edhe nga rryma e intesave të pushtetit që në këtë parti lidhet drejtëpërdrejt me kryetarin Edi Rama. Nëse do t'i referohemi kohës kur Ilir Meta bashkëqeveriste me Sali Berishën, moria e epiteteve për kryetarin e LIS-së ishin zyrtarisht edhe parrulla të protestave antiqeveritare kundër “hajdutit me bllok”, siç etiketohej Ilir Meta në atë kohë nga kori i politikës socialiste.

"Përzgjedhja e shtresës shoqërore, dështimi dhe turpi i madh i botës së muzikantëve klasikë”

Postuar në 21 Gusht, 2015 17:52

Kitaristi Petrit Çeku, që jep koncerte në skena të njohura në Europë, ka biseduar me “Kosova 2.0” përmes një interviste interesante. Çeku ka një karrierë të suksesshme dhe është nga muzikantët e rinj me origjinë nga Kosova që është bërë i njohur. Ka interes një mendim i tij për muzikën klasike, mënyrën sesi ajo vazhdon të përcillet te njerëzit, “mbylljen” e saj në sallone dhe rënien e ndikimit të saj. Natyrisht ka përjashtime interesante, por ato mbeten të tilla.

Ulje-ngritjet e të ardhurave buxhetore

Postuar në 21 Gusht, 2015 17:28

Përqindja e Produktit të Brendshëm Bruto që arkëtohet çdo vit në buxhetin e shtetit nga tatimet, taksat etj. varet nga paketa fiskale e çdo viti, si dhe nga zbatimi i saj në praktikë nga administrata fiskale. Grafiku bashkëngjitur përmbledh historinë e këtij treguesi sintetik për Shqipërinë nga viti 2000 deri në vitin 2015.

"Qeveria shqiptare të kthejë shpresën te njerëzit"

Postuar në 21 Gusht, 2015 17:08

“Për të ndalur fenomenin e azilkërkuesve, Qeveria shqiptare duhet të rikthejë shpresën”. Është ky apeli që ambasadori gjerman, Helmut Hoffman, i drejton ekzekutivit shqiptar.  Duke folur për “Abc News”, diplomati gjerman kritikoi politikën shqiptare duke thënë se është marrë pak me fenomenin shqetësues të azilkërkuesve. Sipas tij, Qeveria duhet të sqarojë njerëzit dhe të rikthejë shpresën, ndërsa paralajmëroi se vazhdimi i këtij fenomeni do të krijonte një efekt psikologjik negativ te gjermanët, me ndikim në procesin e integrimit të Shqipëri.

Asgjë për t’u shqetësuar...Po ecim mirë

Postuar në 21 Gusht, 2015 15:42

Kryeministri i ka dhënë sot një intervistë Top-Channel, ku ka folur thuajse për të gjitha zhvillimet politike. E përmbledhur, përgjigjet e Edi Ramës japin këtë mesazh: as në ekonomi, as në financa, as në koalicion, nuk ka asgjë që nuk shkon. Çdo gjë shkon sipas parashikimit. Edhe rënia e të ardhurave sipas tij, lidhet me “ndryshimin e modelit ekonomik”. Më poshtë intervista:

- Zoti Kryeministër, le ta nisim këtë intervistë me Konferencën e vendeve ballkanike, që do të mbahet më 27 gusht në Vjenë. Cilat janë pritshmëritë tuaja?

Ministrinë e Arsimit "e zë vapa". Anullon urdhërat që nxjerr vetë për tekstet

Postuar në 21 Gusht, 2015 15:10

Ministria e Arsimit po luan me urdhërat dhe kundërurdhrat që nxjerr. Më e fundit ka të bëjë me tekstin e anglishtes së klasës së 6-të. Sipas “News 24” që e dononcoi i pari këtë rast, pak ditë më parë ishte pezulluar procesi i përzgjdhjes së librit të Anglishtes për klasën e 6-­të. Mësuesit megjithëse të ndërgjegjshëm se përzgjodhën në masë një Anglishte që ripërsëriste njohuritë e nxënësve dhe nuk rrit nivelin e tyre, e dhanë verdiktin. ndërkohë Ministria e Arsimit nuk e ka lejuar këtë përzgjedhje.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor