Slideri Kryesor

Muhamet Veliu padit për shpifje botuesit e Lapsit: Më ofenduan, thanë se i bëj Ramës pyetje të gatshme. Kjo nuk durohet

Postuar në 14 Shtator, 2015 16:48

I fyer në sedrën profesionale, gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu ka paditur për shpifje portalin online Lapsi, në pronësi të gazetarëve, Andi Bushati dhe Armand Shkullaku. Kjo për shkak të një shkrimi në portal ku thuhej se pyetjet që gazetari Veliu i ka bërë në konferencën Rama-Merkel kanë qenë të parapërgatitura nga stafi i kryeministrit. Sipas një reagimi në vetë Veliut në Fb, kjo është një betejë sa njerëzore ashtu dhe profesionale, kundër shpifjes në gazetari dhe goditjeve poshtë brezit.

Edhe Alaudini si Gjini, 1.7 mln euro të pajustifikuara për kreun e Apelit Tiranë

Postuar në 14 Shtator, 2015 16:13

60 mijë euro pasuri në vitin 2003, dhe pas 11 vjetësh bëhen 1.7 milionë euro. ILDKP ka depozituar kallëzim penal për kreun e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Alaudin Malaj. Ky i fundit akuzohet për mungesë burimesh të ligjshme financiare. Sipas ILDPK-së, pas kontrollit të realizuar mbi deklarimin e pasurisë së Malajt, u konstatua fshehje e pasurive, deklarime të rreme të interesave private, mungesë burimesh të ligjshme financiare dhe dyshime për pastrim parash në shumën rreth 1,7 milion euro.

Berisha letër OSBE-së: "Raporti, kolektor ujërash të zeza". "RD" ka tri ditë që i referohet

Postuar në 14 Shtator, 2015 16:12

Leter publike drejtuar shkelqesise se tij, ambasadorit te Prezences se OSBE-se ne Shqiperi, zotit Florian Raunig!
"I nderuar zoti ambasador,

Intervista/Kadare: "Të hapen dosjet. E vërteta për rastin "Kuteli"

Postuar në 14 Shtator, 2015 16:00

Shkrimtari Ismail Kadare në një intervistë përgjigjet për të gjitha “akuzat” e drejtpërdrejta bërë nga trashëgimtarët e Mitrush Kutelit, paraqitur në botimin më të fundit “Netë moldave”. Kadare për herë të parë tregon si është përkthyer në frëngjisht vepra e Kutelit, por mbetur e bllokuar, e pabotuar nga familjarët. Shkrimtari pohon se Kuteli nuk është dënuar si oficer fashist, por për çështjen e Kosovës. “Rasti Pasko”, fabrikimi i sajesave nga njerëz të krimit, ende midis nesh. Shkrimtari i njohur ka folur në mënyrë ekskluzive për gazetën “Standard”.

Shënim: Afrimi i të fortëve si zgjedhje e vullnetshme e Ramës. Kush duhet dekriminalizuar?

Postuar në 14 Shtator, 2015 14:47

Partisë Socialiste i janë dashur personazhe të fortësh në zgjedhje, sepse nuk kishte mënyrë tjetër për t’u përballur me të fortët e PD-së për të ruajtur votat. Kjo është një e vërtetë e pranuar nga socialistët, e pohuar disa herë së fundi. Dhe kur flasim për ‘të fortë’, nuk është thjesht fjala për individë që preferojnë dhunën kundrejt dialogut, por për elementë me të kaluar e të tashme kriminale, si penale edhe ekonomike.

Meidani: Rama minimumi të kërkojë falje për futjen e të fortëve në parlament dhe PS

Postuar në 14 Shtator, 2015 13:31

Ish sekretari i përgjithshëm i PS dhe ish presidenti Meidani, ka reguar sot në Panorama me një shkrim mbi depërtimin e të fortëve në PS. Rexhep Meidani beson se kryetari Rama duhet të kërkojë falje për këtë dukuri, më e pakta. “Sipas statutit të PS-së, nëse përzgjedhja do të realizohej nga anëtarët e partisë me anë të diskutimit e përzgjedhjes prej tyre në bazë (dhe më tej “kolaudim-votimit” në strukturat drejtuese të partisë) apo, akoma, me anë të zbatimit të parimit “një anëtar, një votë”, përgjegjësia kryesore do të ishte e vetë anëtarësisë së partisë”, thotë Meidani.

Reagimi i disa deputetëve biznesmenë për raportin e OSBE. Më “origjinali”, S.Abazi

Postuar në 14 Shtator, 2015 12:01

Të përmendur në materialin që OSBE deklaroi se e kishte për përdorim të brendshëm, disa deputetë të majtë me sfond biznesi, janë pyetur nga gazeta Shqip. Deputeti i LSI Agron Çela, i përmendur si biznesmen tha se nuk ishte vënë në dijeni për asnjë informacion zyrtar për përfshirjen e emrit të tij në raportin e OSBE-së, që e cilësonte një biznesmen i kontrabandës së naftës me Jugosllavinë. “Për momentin jam me pushime në Kinë, por nuk jam në dijeni të ndonjë informacioni zyrtar”, tha Çela.

Forcat egjiptiane vrasin gabimisht 12 turistë, mes tyre meksikanë. I morën për terroristë

Postuar në 14 Shtator, 2015 10:50

Situata e tensionuar në Egjipt ka bërë që forcat egjiptiane të sigurisë të vrasin gabimisht 12 persona, midis tyre edhe turistë meksikanë. Në momentin që u qëlluan ata ishin duke udhëtuar në katër automjete të ndryshme në perëndim të shkretëtirës egjiptiane. Sipas zëdhënësit të ministrisë egjiptiane të Turizmit, kjo ishte një zonë e ndaluar për turistët për shkak të rritjes së aktivitetit terrorist, ndërsa makinat nuk ishin të licensuara dhe të njohura nga autoritetet.

Rritja e remitancave si “lajm i mirë” për qeverinë

Postuar në 14 Shtator, 2015 09:27

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë 2014-ës dërgesat e emigrantëve arritën vlerën e 592 milionë eurove nga rreth 543 milionë euro që ishin në vitin 2013, ndërkohë që në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, ato vlerësohen në rreth 305 milionë euro ose rreth 48.5 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Katër mjekë të Institutit të Mjekësisë Ligjore kallëzohen për falsifikim dhe akt ekspertimi të rremë. Mes tyre dy profesorë

Postuar në 14 Shtator, 2015 09:02

Katër mjekë të njohur të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë janë kallëzuar penalisht me akuzën e falsifikimit. Në një shkrim të vetin sot, “Gazeta Shqiptare” raporton se mjekët: prof.dr Elmas Shaqiri, dr. Zija Ismaili, dr. Admir Sinamati dhe prof. Fatos Harito janë kallëzuar nga Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion të Shqipërisë, për arsye se kjo e fundit dyshon se mjekët në fjalë kanë përpiluar akte ekspertimi të rreme, kanë fshehur provat me dashje, si dhe kanë dhunuar kufomën e shtetases 16 vjecare Konstandina Anagnosti, që ndërroi jetë në nëntor të vitit të kaluar.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor