Slideri Kryesor
Haradinaj: "Në kufirin më Malin e Zi, rrezikohet humbja e 12 mijë ha territor"
Kryetari i Partisë Ardhmëri për Kosovën, Ramush Haradinaj, thotë për "Tema Tv" se procesi i demarkacionit kufitar me Malin e Zi mund të çojë realisht në humbje territori për Kosovën. Ai ka shpjeguar edhe incidentet në Komisionin Parlamentar për Politikë te Jashtme. "Rasti i fundit ishte ofendim direkt, kur u provua të kalohej në Komisionin për Politikën e Jashtme një raport i komprometuar, i një zyrtari të komprometuar për kufirin. Bazuar në këtë raport Kosova mund të humbë mbi 12 mijë hektarë territor.
Reforma në Drejtësi, jo reforma për Drejtësi
Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, ka dhënë një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shiptare. Duke folur për procesin e Integrimit, Gjosha, shprehet optimiste se vlerësimi në muajin tetor nga progres raporti, do të jetë "shumë i gjerë". "Ne presim në tetor progres raportin i cili do të jetë shumë i gjerë në vlerësime edhe për shkak të reformave që qeveria ka ndërmarrë në shumë fusha.
Ndarja e thellë ShBA-Europë
Foreign Affairs i ka kushtuar një shkrim tensioneve mes Europës dhe ShBA-së, të cilat sa vijnë e po shfaqen si pjesë e pandarë e marrëdhënieve mes dy anëve të Atlantikut. Konrad H. Jarausch i mëshon idesë se dallimet mes të dyja poleve të botës Perëndimore, burojnë nga diversifikimi i përvojave të tyre historike, që po prevalon ndaj së përbashkëtës që është referimi ideologjik ndaj të njëjtave vlera.
Shënim: “Përdorimi i brendshëm” i një materiali dhe diplomatët që dinë gjithçka
Mënyra dhe formati i përgënjeshtrimit që ambasadori i Prezencës së OSBE në Tiranë, Raunig, më parë ambasadori austriak po në Tiranë, i bëri përmbajtjes së “një materiali informues të brendshëm”, është shumë domethënëse për atë se çfarë mendojnë e dinë realisht diplomatët e huaj për vendin e shqiponjave dhe politikanët e tij. Raunig tha pak e shumë se kemi mbledhur çfarë kemi dëgjuar të thonë lart e poshtë, dhe kjo nuk përbën ndonjë qëndrim zyrtar; e as të dhënat e përfshira për Ramën, Metën, Berishën, deputetët, biznesmenët etj, nuk janë të tilla, pra zyrtare e të konfirmuara.
Gjithë fajin e ka Saliu?! Jo: Janë të gjithë si Saliu
Partia Socialiste duket se ka menduar ta anashkalojë dokumentin e OSBE-së që bën një përmbledhje të hajdutëve dhe banditëve që janë parlamentin shqiptar. Kuptohet “referuar medias” për të dhënat kryesore. Edi Rama tërheq karrocën e korrupsionit në këtë listë me 200 milionë euro të supozuara, pasuar nga shumë kolegë të tij. Ilir Meta përflitet se ka urdhëruar vrasje në këtë dokument, kurse Sali Berisha...dihet tashmë çdo gjë. Dokumenti po trajtohet në media, ndërkohë që mazhoranca ka menduar t’ia lërë një deputeti si Taulant Balla që të thotë ndonjë gjë.
Briseida ngarkon me përgjegjësi Canin për humbjen në tatime
Mosrealizimin e të ardhurave në tatime drejtoresha Briseida Shehaj nuk e sheh si përgjegjësi të punës së saj dhe administratës që drejton, por të një takse që sipas saj dha efekte negative në buxhet. Bëhet fjalë për taksën mbi dividentin që nga 10% u rrit me propozim të ministrit Cani në 15%.
Fotolajm/Paraja është e lidhur me shpirtin. Por qeveria këtë e di shumë mirë
Fotoja është realizuar në Korçë.
http://www.gazetatema.net/web/2015/09/12/foto-lajm-edhe-klarinetisti-me-...
Pse Rusia është në Siri?
Ditët e fundit ka pasur një rrjedhje të raporteve të detajuara rreth një përshkallëzimi të veprimtarisë ushtarake ruse në Siri. Një investigim i bërë nga Reuters, siç citojnë burimet libaneze, bën me dije se trupat ruse kishin filluar të merrnin pjesë në operacionet, në mbështetje të forcave të regjimit sirian, një aleat i vjetër i Moskës. Zyrtarët amerikanë treguan se dy aeroplanmbajtëse, avionë dhe këmbësoria e forcave detare kishte arritur në Siri këtë javë.
Raporti i OSBE-së: Deputetë shqiptarë të lidhur me mafian ruse
“Lapsi.al” vazhdon publikimin e dosjes kofidenciale të OSBE-së. Nga 31 deputetët biznesmenë të palarmentit shqiptar, të përmendur në këtë raport, mjaft prej tyre thuhet se e kanë ndërtuar pasurinë e tyre mbi aktivitete të dyshimta apo nga burime po të dyshimta ose të panjohura. Ata dyshohet se janë të përfshirë në trafiqe të paligjshme apo aktivitete të krimit të organizuar. Raporti konfidencial i OSBE flet me emra konkretë për deputetë e politikanë të të gjitha niveleve dhe të gjitha partive politike që dyshohen për lidhje kriminale deri tek grupet mafioze në vend dhe jashtë tij.