Slideri Kryesor

"Televizioni klasik e ka mbaruar kohën e vet”

Postuar në 11 Shtator, 2015 13:24

Artan Fuga, profesor i komunikimit, shkruan së fundmi për televizionin klasik, atë linear, i cili po hyn në krizë. Kjo në të gjithë botën kuptohet, por edhe në Shqipëri. Është një fakt që po ndihet përherë e më shumë dhe meriton vëmendje.

Të ardhurat buxhetore: 5 % më shumë se vjet, 20 % më shumë se parvjet, 4 % më pak se parashikimi

Postuar në 11 Shtator, 2015 11:47

Nga të dhënat e fundit të Thesarit të Shtetit, rezulton se të ardhurat buxhetore gjithsej për periudhën janar – gusht ishin 248 miliardë lekë të rinj. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rritja është 5 %. Krahasuar me dy vjet më parë, rritja është 20 %. Ndërkohë, krahasuar me parashikimin në fillim të vitit, realizimi është 4 % më pak.

400 mijë të punësuar në të zezë

Postuar në 11 Shtator, 2015 11:16

Në Shqipëri ka rreth 400 mijë të punësuar në punë të zezë. Krahasimi i të dhënave të Anketës së Forcave të Punës së INSTAT për numrin e të punësuarve në tremujorin e dytë të vitit 2015 nxjerr në pah faktin se një pjesë e mirë e të punësuarve nuk kontribuojnë në skemën e sigurimeve. Numri i të punësuarve të moshës 15-64 vjeç aktualisht është 1.048.908 persona, kurse kontribuues në skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore janë 654 563 vetë. Ky numër ulet nëse heqim personat me ndihmën ekonomike dhe kategori të tjera që kontributet ua paguan shteti.

Doda jep arsyet pse s’u pranua drafti i saj për lustracionin: Spiunët kanë status të veçantë në PD

Postuar në 11 Shtator, 2015 10:01

Deputetja e PD, Mesila Doda, thotë për gazetën “Shqip” se një nga arsyet se përse nuk u pranua drafti i saj dhe Shpëtim Idrizit të PDIU për lustracionin, është se spiunët janë kudo në administratë dhe politikë. “Spiunët në politikën shqiptare dhe administratën e lartë shtetërore janë kudo dhe gëzojnë mbrojtje speciale. E kotë të bëjnë sot politikanët dhe shoqëria civile sikur nuk interesohen, sepse e pamë shqetësimin e tyre dhe sulmin e gjithanshëm kur depozituam ligjin që i hiqte xhelatët nga politika dhe ekzekutivi.

Deputetet e LSI braktisin Qeverinë, nuk përfshihen në debatin për rishikimin e buxhetit

Postuar në 11 Shtator, 2015 08:54

Mosmarrëveshjet mes PS dhe LSI, pavarësisht deklatarave të krerëve të tyre se nuk ekziston një gjë e tillë, sërish janë të lexueshme. Kuvendi miratoi me 74 vota pro dhe 23 kundër aktin normativ për rishikimin e buxhetit të shtetit. Por “Panorama” shkruan sot se ajo që ra në sy gjatë seancës plenare ishte mospërfshirja në debate, edhe pse prezentë në Parlament, e deputetëve të Grupit Parlamentar të LSI­së.

Dorëzohet edhe National Geographic

Postuar në 11 Shtator, 2015 04:34

Era dixhitale nuk kursen as emrat më të mëdhenj. Radha i erdhi National Geographic, revistës së mirënjohur, e cila bashkë me astetet e tjera mediatike të kontrolluara nga National Geographic Society i kanë kaluar manjatit të mirënjohur, Rupert Murdoch. Murdoch, posedues i "Fox Media", do të kontrollojë 73% të aksioneve, përmes një marrëveshjeje me shifër ekuivalente 725 milionë dollarë. “Washington Post” shkruante me një ndjesi keqardhjeje për këtë marrëveshje që e kalon "NG" nga një organizatë jofitimprurëse, me mision “zgjerimin e njohurive gjeografike” drejt një biznesi të pastër.

Arben Ndoka: “Ka deputetë që kanë duart me gjak”

Postuar në 11 Shtator, 2015 02:40

Dje, Arben Ndoka, ish-deputeti socialist i Qarkut Lezhë,mqë dorëzoi së fundmi mandatin, ka dhënë një intervistë në “Top-Story”, ku ka sqaruar pozicionin e vet. Ndoka ka bërë një deklaratë shumë të rëndë kur ka thënë se në Parlament ka deputetë që kanë duart me gjak. “Jam menduar gjatë për këtë. Nuk ka qenë një vendim i lehtë, por gjeta kurajon ta bëja këtë. Aty janë shumë të tjerë që nëse tërhiqen nga mandati i deputetit mund të përfundojnë edhe në burg. Unë i kam shlyer dënimet e mia ndaj drejtësisë italiane, ndërsa aty ka shumë të tjerë. Është edhe një deputet i PD i dënuar në Shqipëri.

Tatimet në gatishmëri “luftarake” – udhëzimi i Canit: 2% e të ardhurave i mbeten DPT-së. Punonjësit e hetimit tatimor pajisen me armë

Postuar në 11 Shtator, 2015 01:46

Lufta kundër informalitetit dhe evazionit – që këtej e tutje do të quhet evazion tatimor dhe jo fiskal – është kompletuar së fundmi edhe me bazën juridike minimale, siç është udhëzimi i ministrit Shkëlqim Cani. Në datën 4 shtator të këtij viti, pra në ditët e para të aksionit, ministri ka miratuar udhëzimin për “Për procedurat tatimore”, si ndryshim i pasuruar me disa shtesa, i udhëzimit nr. 24 i datës 2 shtator 2008. Disa pika të udhëzimit të ri udhëhiqen nga një frymë gatishmërie e ngjashme me operacione policore.

Kufiri me Malin e Zi, “Koha Ditore”: Kosova humbet 8 mijë ha

Postuar në 10 Shtator, 2015 23:03

“Koha Ditore” shkruan se qeveria e Kosovës ka çeduar 8 mijë hektarë territor në favor të Malit të Zi, një vend me të cilin po diskutohet demarkacioni kufitar. Gazeta kosovare i referohet hartave malazeze, e prej nga aty shkruan se pala shqiptare rezulton humbëse(!) në këtë negociatë. “Fqinji perëndimor i ka publikuar të gjitha dokumentet, nga të cilat konfirmohet se Kosova humb mbi 8 mijë hektarë.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor