Slideri Kryesor
Ahmetaj bëri atë që nuk bëri Saimir Tahiri
Kush është fajtori i korrupsionit në Shqipëri? Të gjithë. Kjo është përgjigja që rezulton nga intervista e djeshme e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj që ka rreshtuar një sërë akuzash penale dhe politike, duke konfirmuar me versionin e vet atë që është përfolur gjatë në media.
Jemi në kushtet kur një kryeministër akuzohet nga zëvendësi i tij për përfshirje në çdo vendimmarrje problematike në këtë vend, çka përfaqëson një nivel të ri implikimi publik për mbarë mazhorancën.
Erion Veliaj, pronari faktik i inceneratorit të Tiranës. Hetimi do llahtariste shqiptarët
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka folur dje në një intervistë për Syri Tv përmes së cilës ka deklaruar se ai nuk ka asnjë rol si titullar në inceneratorin e Elbasanit dhe të Fierit dhe se thashethemin se dosjen e inceneratorëve ia ka kaluar Ilir Metës është përhapur nga Erion Veliaj dhe Belinda Balluku, por që sipas tij Edi Rama nuk e ka besuar por e ka përdorur.
Zbatim i Marrëveshjes së Ohrit me hapa reciprokë dhe pa njohjen paraprake të Kosovës?
Ambasadori amerikan në Beograd, Chirss Hill, citohet të jetë shprehur në mediat serbe se askush nuk po i kërkon Serbisë të njohë Kosovën. Sipas tij kjo është një çështje që vetë Serbia duhet ta vendosë dhe se ndaj të dyja vendeve po kërkohet që të normalizojnë marrëdhëniet në përputhje me procesin e ndërmjetësuar nga BE.
SHBA bindet në çast nga "provat e Izraelit në Gaza". Për Banjskën duhen hetime serioze dhe të pavarura
Mediat ndërkombëtare kanë raportuar sot se sdekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka deklaruar se të dhënat e ofruara nga Izraeli për përfshirjen e disa punonjësve të misionit të OKB-së në Gaza me Hamasin, janë bindëse. Për pasojë kërkesa e Jeruzalemit për tërheqjen e misionit cilësohet legjitime, ndërkohë që në një terren aq të paqëndrueshëm si ai i luftimeve, çdo pretendim se e vërteta është në njërën anë, tingëllon absurd.
Qeveria italiane miraton ngritjen e një muzeu për foibet
Qeveria italiane ka vendosur dje me propozim të kryeminstres Georgia Meloni dhe ministrit të Kulturës, Gennaro Sangiuliano, ndërtimin e muzeut të Kujtesës. Objekti që vjen në zbatim të një projektligji, ka të bëjë me përkujtimin e italianëve që mbetën viktima të partizanëve jugosllavë në vitet 1943-1945 në zonat e Dalmacisë, Fiumes dhe Istrias, njohur si masakrat e Foibeve.
Është një temë mbetur përgjithësisht tabu në Itali përgjatë Luftës së Ftohtë. Muzeu do të kushtojë 8 milionë euro dhe do të ndërtohet në Romë, për t’u menaxhuar nga një fondacion i posaçëm.
Dobia e një vizite dhe pyetja ende pa përgjigje në Tiranë: FETO dhe HAMAS janë organizata terroriste?
Tri ditë më parë në Tiranë ishte për një vizitë zyrtare ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan. Një figurë komplekse politike dhe përfaqësuese e Turqisë, i ardhur nga rrethi i afërt i presidentit Recep Tayyip Erdogan. Vizita ishte në kuadër të një turi rajonal, nga i cili ende nuk është kuptuar ndonjë gjë e madhe, pasi në Rumani dhe Bullgari, Fidan foli për gjëra të tjera nga ato që diskutoi dhe deklaroi në Shqipëri.
Beogradi pranon targat e Kosovës, por jo ndalimin e dinarit
Qeveria e Kosovës ka konfirmuar sot pas vizitës së ndëmrjetësuesit europian Miroslav Lajçak, se vendimi i Bankës Qendrore për përdorimin e euros dhe ndalimin e dinarit, është i vetmi vendim i ligjshëm.
Euroja ka qenë dhe do të jetë valuta e vetme zyrtare
ka thënë Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës.
Një sms nga Macron për marrëveshjen me Mercosur
Një sms private nga presidenti i Francës për të anulluar një marrëveshje të madhe me grupin amerikanlatin, Mercosur për të cilin është negociar përgjatë dy dekadave. Këtë shkruan “Politico” që vë në dukje se mesazhi i është dërguar kryetares së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e që prek sipas medias në fjalë një hapësirë të presupozuar të tregtisë së lirë për 800 milionë banorë. Sms-ja e Macron lidhet me faktin se ai kërkon të mbrojë bujqësinë francize nga pakti me Mercosur nga influksi i mishit brazilian dhe argjentinas.
Autorët shqiptarë janë ambasadorët më të mirë të kulturës shqiptare në botë
Duhet të konsiderojmë njohjen e shtetit palestinez në OKB
Mbretëria e Bashkuar po mendon të njohë shtetin e Palestinës në OKB, një lëvizje që sipas Sekretarit për Çështjet me Jashtë, David Cameron, do të sillte progres të pakthyeshëm në zgjidhjen e dy shteteve.
Ne duhet të nisim të përcaktojmë sesi do të duket një shtet palestinez, çfarë do të përfshinte, si do të funksiononte
citohet ai të jetë shprehur në Këshillin për Lindjen e Mesme të konservatorëve në Dhomën e Përfaqësuesve.