Slideri Kryesor
BE-ja po e humbet Serbinë
Kryeministri hungarez, Victor Orban, ka theksuar se Bashkimi Europian po rrezikon të humbasë Serbinë, për të cilën “ne kemi nevojë gjepolitike”.
Serbia është çelës. Pa Serbinë si një anëtar të BE-së, nuk mund të flitet për sigurinë apo identitetin europian në përgjithësi. Ne kemi nevojë për Serbinë në BE më shumë sesa ka nevojë Serbia. Nëse nuk e integrojmë Serbinë sa më shpejt të jetë e mundur, do ta humbasim
Dyshime nëse Vuçiç kontrollon shërbimet serbe të sigurisë
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka folur në një intervistë për “Antena M” rreth situatës në Serbi dhe problemeve politike me të cilat sipas saj përballet sot presidenti Aleksandar Vuçiç.
Kina lëshon satelitin e parë 6G
Mediat shtetërore të Kinës referojnë për lëshimin e një sateliti të ri në hapësirë që do të testojë teknologjinë 5G dhe 6G që janë zhvilluar nga China Mobile dhe Akademia e Shkencave e Kinës.
Sipas mediave në fjalë teknologjia 6G mishëron një arkitekturë autonome të shpërndarë që përdor softe kinezë dhe harduere po kinezë që janë të afta të mbështesin rindërtimin në hapësirë të softeve dhe funksioneve bazë të rrjetit si dhe menaxhimin automatik.
Refuzon zbatimin e vendimeve të Kushtetueses, por vetëshpallet garant i pavarësisë së SPAK-ut
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot me një mesazh për vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken në Tiranë më 16 shkurt. Në mesazhin e vet, publikuar në faqen e vet në facebook, z. Rama rendit si të thuash arritjet e Shqipërisë sipas tij dhe kalon në revistë cilësitë e saj perëndimore. Ajo që tërheq vëmendjen megjithatë është ndalesa e posaçme e kryeministrit në reformën në drejtësi për të cilën përcjell një mesazh shumë ambig.
Mediat në Kosovë: Përpjekje nga shërbimet serbe për të vrarë Albin Kurtin në Shkup
Mediat në Kosovë raportojnë për përpjekje për atentat ndaj kryeministrit Albin Kurti. Sipas RTK-së, ka patur një përpjekje të Serbisë për të vrarë Albin Kurtin gjatë qëndrimit të tij në Shkup.
Ka qenë një kombinacion operativ serb, ku janë gërshetuar mashtrimet mediale me veprimet në terren nga atentatorë të mundshëm të ekstremit serbo-maqedonas, të afërt me Federatën Ruse, por nën kontrollin e institucioneve serbe
citon RTK-ja një burim të institucioneve të Serbisë.
Kryeministri: Nuk kemi një bazë të dhënash për emigrantët. Gjiknuri: Kemi një bazë të dhënash për emigrantët
Bashkëkryetari socialist i Reformës Zgjedhore ka përgënjeshtruar kryeminstrin Rama i cili nga Luksemburgu tha se vota e emigrantëve pamundësohet për shkak se mungon databaza.
Në mbledhjen e kësaj të premteje, Damian Gjiknuri tha se ka një databazë ku janë regjistruar mijëra emigrantë, por sipas tij problemi qëndron te KQZ.
Pranojmë që ka disa mijëra emigrantë, pra qytetarë shqiptarë që jetojnë jashtë shtetit që janë regjistruar në këtë regjistër dhe ekziston një databazë e plotë për të filluar procesin e votimit.
Kë të besojmë? Vuçiçin, apo opozitën e Kosovës?
Ta marrim të mirëqenë se qeveria e Kosovës është e mjerë, pa vision dhe se ajo vetëm i ka prishur punë Kosovës. Këtë thotë opozita kosovare e përbërë kryesisht nga njerëz që janë provuar në pushtet dhe po duken edhe tani për nivelin që kanë. Megjithatë është e qartë se përveç ndonjë krize akute, politika e jashtme nuk e rrëzon një qeveri të një vendi si Kosova. Dhe aq më pak pastaj diplomacia e saj që është zbatim i një politike të jashtme që në rastin e Kosovës nuk ndryshon.
Rusia nuk mund të mposhtet në Ukrainë
Është përcjellë me shumë reagime intervista e Tucker Carlson me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Dy orë e gjashtë minuta, 60 pyetje për disa tema, ku dominoi Ukraina. Putin është shprehur i gatshëm për të mbyllur një marrëveshje me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, për të cilin beson se e ka fuqinë ta bëjë një gjë të tillë. Nga ana tjetër, Putin ka nënvizuar se tashmë është e qartë edhe në Perëndim, se Rusia nuk mund të mposhtet në Ukrainë.
Dy shtetarë në mëngjes pune
Nëse sheh nga jashtë raportimin mediatik mbi Shqipërinë mund të mendojë se pak orë e ndajnë nga qameti.
Ka një zhurmë e një zallamahi duke nisur nga Parlamenti e deri në media, për të vazhduar me dhunën në rrugë dhe shoë televiziv të zhanrit urban-porn, që thua çfarë e ushqen këtë histeri kolektive.
Dështon autonomia spitalore në Itali. 1.6 milionë familje në varfëri shëndetësore
“Avvenire” shkruan sot se sipas një raporti të studios “Svimez” dhe fondacionit “Save the Children”, diferencat mes shërbimeve shëndetësore në veriun e Italisë me Jugun janë rritur.