Slideri Kryesor
Trump: Shpresoj që Clinton të bëhet mirë dhe të kthehet në betejë
Shëndeti i Hillary Clinton është tashmë çështje e ditës në fushatën presidenciale amerikane. Rivali i saj direkt, Donald Trump, ka folur për këtë temë në “Fox&Friends” dhe ka dhënë një përgjigje diplomatike:
“Diçka ka, por unë shpresoj që ajo të bëhet mirë dhe të kthehet dhe të shihemi me të në debat”, tha Trump.
Ai e ka akuzuar Clintonin javë më parë se ka fshehur probleme shëndetësore, akuza për të cilat u stigmatizua. Koha i dha të drejtë, por kësaj radhe Trump ka zgjedhur të jetë më njerëzor.
Assad zgjedh xhaminë rebele për t'u falur për Bajram
Presidenti sirian, Bashar al - Assad ka zgjedhur xhaminë e qytetit Daraya për t'u falur me rastin e Bajramit. Qyteti është simbol i rebelimit, por Assad ka deklaruar se vizita e tij është një mesazh ndaj atyre që nga jashtë vendit komplotojnë kundër modelit sirian të bashkëjetesës. Vizita vjen edhe si një mesazh aprovues ndaj marrëveshjes ruso-amerikano për armëpushimin.
Muajin që vjen hapet tenderi për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas, vlera 81.5 milionë euro
Muajin që vjen pritet të hapet tenderi për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas, i cili parashikon një investim 81.5 milionë euro për realizimin e projektit. BERZH pritet te financoje mbi 40% te saj, ndersa e gjitha vlera eshte hua qe do te paguhet nga qeveria shqiptare raporton Abc Neës
Per fazen e ndertimit pritet te angazhohen gati 1400 punonjës direkt dhe indirekt, ndërsa ne fazën e operimit, numri do të arrijë në rreth 2,200 punonjës.
Gjermania dhe Franca propozojnë Unionin Ushtarak Europian
Gjermania dhe Franca hedhin një hap më tej në krijimin e atij që quhet Unioni Ushtarak Europian. “EuObserver” raporton mbi një dokument, publikuar fillimisht në “Le Figaro” dhe “Sueddeutsche Zeitung”, i përpiluar nga ministrat gjermanë dhe francezë të Mbrojtjes, Ursula Von der Leyen dhe Jean-Yves Le Drian, i cili parashikon deri krijimin e një Shtabi të Përgjithshëm të përbashkët, kurse europiane në akademitë e mbrojtjes dhe dislokim të shpejtë trupash jashtë territorit.
Vjen taksa e re e banesave, ligji pritet të miratohet në fund të vitit
Në fund të muajit shtator të këtij viti do të jetë gati formula e llogaritjes dhe se zbatimi i taksës së re të banesave që nis në fillim të 2017-s, si projekt pilot në Tiranë. Në një letër drejtuar FMN-së, ministri i ri i Financave Arben Ahmetaj shprehet edhe për ngritjen e një grupi pune të përbashkët mes zyrës të regjistrimit të pasurive dhe shoqatës të vendorëve raporton Panorama.
Gratë i japin fitoren doktor Muharremit
Muharrem Rama, kandidati i majtë për zgjedhjet e bashkisë së Dibrës fitoi garën ndaj rivalit të tij Sherefedin Shehu. Avantazhi i Ramës në 118 kutitë e numëruara Rama është 4 160 vota dhe kësisoj, kandidati i koalicionit të majtë do të jetë kryetari i ri i bashkisë së Peshkopisë. Votimi i djeshëm u shoqërua nga akuza për blerje votash nga të dy palët politike. Ndërsa PD akuzoi se banorët e një fshati në Dibër kapën një fugon me miell që do shpërndahej në këmbim të votës, nuk munguan as akuzat për fotografimin e votës nga të dyja palët.
Trump ka folur më herët për një sëmundje/Hillary Clinton humbet ndjenjat
Hillary Clinton, kandidate e Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale amerikane ka humbur ndjenjat gjatë ceremonisë së 15 vjetorit të 11 shtatorit. Ajo ka braktisur ceremoninë para kohe e shoqëruar nga truprojat. Video e kapur nga një apara celular me sa duket flet qartë se Clinton nuk ndihet mirë, edhe pse Zyra e SHtypit deklaroi se nuk kishte asnjë problem. Rivali i saj, Donald Trump ka folur më herët se Clinton ka probleme dhe shëndeti i Presidentit të SHBA-së, është një çështje jo pa rëndë dhe jo pa ndikim në zgjedhje.
Vëzhgim: A mund të pranojë BE-ja një Shqipëri që natyralizohet drejt modelit LSI?
Sot zhvillohen zgjedhjet për pushtetin vendor në Dibër, pasi ish-kryetari i Bashkisë, Shukri Xhelili, u largua pas një skandali seksual.
Por siç pritej dhe ndjehej situata ka degraduar në një ballafaqim mes kontigjenteve gjithfarëshe me të cilat adhamudhët e Tiranës, luajnë politikë në periferi.
Si të thithen investimeve të huaja? Kreu i Dhomës Amerikane të Tregëtisë: “Shqipëria fillimisht duhet të jetë në hartën e investitorëve”
Kryeministri aktual Edi Rama, ka bërë shpesh promovimin e Shqipërisë së taksave të ulëta dhe pa sindikata. E ka bërë këtë disa herë në Itali në emër të nxitjes së interesit për të investuar në vendin tonë. Por jo të gjithë e ndajnë këtë mendim. Për të dytin vit radhazi, Dhoma Amerikane e Tregëtisë ka kërkuar nga qeveria shqiptare të ulë taksat dhe kësaj radhe e ka bërë në kuadër të diskutimeve për paketën fiskale 2017.
Foto lajme nga zgjedhjet në Dibër/Thasë me miell dhe vota të fotografuara
Zgjedhjet në Dibër kanë prodhuar lajme që e kthejnë në satirë edhe një proces kaq të rëndësishëm. Partia Demokratike njfton se banorët në fshatin Lishan i Epërm kanë konstatuar një furgon që shpërndante miell në këmbim të votës. Banoret kanë kryer arrestimin qytetar për shoferin e furgonit dhe kanë sekuestruar sasinë e miellit.