Slideri Kryesor

Nuk janë vetëm maturantët/Probleme me librat dhe mësimin me turne

Postuar në 13 Shtator, 2016 16:14

Viti i ri shkollor ka nisur me probleme. Çdo nxënës në kryeqytet e nisi mësimin pa një ose dy libra. Tekstet vazhdojnë të mungojnë. Mungesa e teksteve shkollore erdhi si pasojë e mos prodhimit në kohë të pullës me hologramën e Ministrisë së Arsimit. Ashtu si çdo ditë, që prej 1 Shtator, edhe në ditën e parë të shkollës prindër dhe fëmijë janë përballur me radhë në pikat e shitjes. Por sërish nuk kanë mundur të plotësojnë paketën me librat që ju duhen. Ky nuk është problemi i vetëm.

Pazaret e drogës do kenë viktima, do jenë të shpejta

Postuar në 13 Shtator, 2016 13:11

Rezultati suprizë i zgjedhjeve në Dibër ka shtuar tensionin brenda opozitës, që akuzon mazhorancën se i bleu zgjedhjet me paratë e parcelave të kanabisit. Një deklaratë që tregon tensionin në radhët e politikës  është ajo e deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka, në Komisionin e Sigurisë. Ai tha se policia është e përfshirë në mbjelljen e kanabisit dhe se përplasjet për pazaret e drogës ku janë të implikuara edhe segmente të shtetit do të sjellin viktima.

Z. Kryeministër, provo njëherë edhe berberin për tablonë sinoptike të Shqipërisë

Postuar në 13 Shtator, 2016 12:53

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë sot një mesazh të qartë rreth debatit të krijuar mbi regjistrimin në shkollat e larta. Ai ka zgjedhur të takojë një grup të maturantëve ekselentë, të cilët siç kemi parë këto muaj, janë nga ata që preferojnë të marrin teserat e PS-së me ceremoni të posaçme. Duke folur para tyre, Edi Rama theksoi se reforma e re favorizon më të mirët, ndonëse kjo qasje e delegon besimin për cilësi te sistemi i shkollave të mesme, ku është identifikuar problemi i analfabetizmit funksional.

Debat fantastik ky i punësimit, po mbajmë premtimin për hapjen e 300 mijë vendeve të punës

Postuar në 13 Shtator, 2016 11:34

Qeveria është e bindur se deri në fund të mandatit do të arrijë objektivin për hapjen e 300 mijë vendeve të punës. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha në një bashkëbisedim me gazetarët  se këtë e vërtetojnë stastikat dhe pritshmëritë që qeveria ka. “Debati  fantastik ky për rritjen e punësimit. Po e mbajmë premtimin, në sektorin jobujqësor  janë me bordero 173 mijë vende pune, ndërsa  në sektorin bujqësor do kemi një shifër më të maturuar në fund të vitit”-deklaroi Ahmetaj.

Korrupsioni, krimi dhe demarkacioni, pengesat e kosovarëve për të lëvizur në Europë

Postuar në 13 Shtator, 2016 10:57

Ambasada e Gjermanisë ka ripërsëritur se vetëm atëherë kur të plotësohen kriteret e vëna nga Bashkimi Evropian, mund të liberalizohen vizat.  Kushti është që Kosova do të duhet të ratifikojë Marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi dhe të fuqizojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Pazari i votës në Dibër (video)

Postuar në 13 Shtator, 2016 09:24

Gazetarët e emisionit investigativ Fiks Fare zbuluan sesi familjarë të kandidatit të Partisë Socialiste, Muharrem Rama, ofronin vende pune në këmbim të votës për qytetarë të ndryshëm në zonat e kësaj bashkie. Nga investigimi i Fiks Fare u zbulua se fillimisht qytetarët duhej të paraqiteshin në shtabin elektoral të PS-së dhe të shënonin emrin si votues të PS-së që do të paguheshin në këmbim të votës.

Legalizohen 35 xhami në qarkun e Durrësit, "dhurata" e qeverisë përkon me vitin e zgjedhjeve

Postuar në 12 Shtator, 2016 22:18

Qeveria zgjodhi një ditë simbolike si ajo e Kurban Bajramit për të legalizuar 35 xhami në Qarkun e Durrësit. Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni e shoqëruar nga drejtori i ALUIZNI në Durrës, Flamur Gjuzi, kryebashkiaku Vangjush Dako dhe deputetë të qarkut, i dorëzuan lejet e legalizimit myftiut të Durrësit.

Një qeveri e inkriminuar që fiton me zgjedhje dhe një opozitë e reduktuar në selinë e saj

Postuar në 12 Shtator, 2016 20:54

Kandidati i Partisë Demokratike në zgjedhjet për pushtetin vendor në Dibër, Sherefedin Shehu, ka humbur përballë rivalit Muharrem Rama. Rezultati zyrtar dhe njohja e tij janë tashmë formalitete.

Humbja i shkon sa kandidatit dhe fushatës së tij, aq edhe PD-së me opozitën. Sepse duhet thënë që humbja nuk diskriminon në kësi rastesh, siç bën fitorja. Në humbje je i humbur dhe duhet ose ta pranosh e të nisësh reflektimin, ose të vazhdosh qorrazi me një politikë e qëndrim që thjesht trashin guackën ku po mbyllet opozita.

Cameron largohet edhe si deputet: “Nuk dua të jem diversion për Theresa May”. Të kujtojmë rastin “Berisha” dhe partitë private në Shqipëri

Postuar në 12 Shtator, 2016 17:53

David Cameron, ish-kryeministri konservator britanik ka deklaruar se tërheqjen si anëatr i Parlamentit. Ai ka sqaruar se kjo lëvizje bëhet për të mos u bërë shkak për diversion ndaj kryeministres Theresa May, që mori detyrën pas largimit të Cameron. Ky i fundit u largua nga detyra për shkak të rezultateve të referendumit për qëndrimin në Bashkimin Europian.

Vendimi është cilësuar prej tij si pjesë e “politikës moderne”, duke theksuar kështu se ambiciet e 49 vjeçarit nuk duhen bërë pengesë për rrugën e kryeministres dhe të partisë. As edhe peshë për ta.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor