Slideri Kryesor
Shkrimtarët e vërtetë dhe ata që tërheqin vëmendjen
“Ku ishte Calvino, aty ishte letërsia e vërtetë. Ju pëlqen apo jo”. Me këto fjalë e përshkruan Gore Vidal veprën e shkrimtarit italian Italo Calvino, apo më mirë mbresën që letëria e tij lë te ata që e lexojnë. I drejtpërdrejtë dhe krejt i zhveshur nga ajo etika e rreme e komunikimit për të lënë të kuptohet diçka që duhet thënë troç, Vidal, intelektual dhe novelist i njohur amerikan, kritik, i cili siç thotë ai “e kaloi jetën duke studiuar letërsinë”, na thotë se “Calvino ishte i vetmi shkrimtar i vërtetë i kohës sonë”.
Frymë alarmi për fitoren e Donald Trump. Mediat “zëvendësojnë” SHBA me Gjermaninë si lidere të botës së lirë
Donald Trump i ka shqetësuar të gjithë. Një individ i vetëm ka zhbërë besimin tek sistemi amerikan, i konsideruar si garanti i demokracisë e ca më tej i botës së lirë. Analistë dhe opinionistë të ndryshëm, media të tëra janë në radhën e gjatë të vajtimit dhe histerisë postelektorale amerikane duke i dorëzuar kodin e qytetërimit perëndimor një njeriu: Donald Trump. Po ecet më tej duke sugjeruar edhe një alternativë ndaj SHBA-së si shtëpia kryesore e lirisë. Gjermania po del në skenë si vendi që mund t’i besohet demokracia, zhvillimi dhe ruajtja e saj.
Ministria e Mjedisit, kundër propozimit për akcizë për gazin
Ministria e Mjedisit, që drejtohet nga Lëvizja Socialiste për Integrim, kundërshton propozimin për vendosjen e akcizës për gazin e lëngshëm që përdoret për makinat. Gjatë raportimit në komisionin parlamentar përkatës, ministri i Mjedisit, Lefter Koka, deklaroi se akciza dekurajon përdorimin e gazit, duke mos ardhur në përputhje me politikat e qeverisë për mjedisin.
Pikëpyetjet mbi hapjen e negociatave në dhjetor, roli i Vllahutin dhe konçesioni që Rama pret nga BE në prag të zgjedhjeve
Nga tryeza e miqve të Shqipërisë që u mbajt në Bruksel fryu një erë pozitive për qeverinë Rama dhe optimizmi se në dhjetor krerët e Bashkimit Europian do të do të hapin dritën jeshile për hapjen e negociatave për anëtarësim. Ky optimizëm buron edhe nga raporti disi pozitiv që Shqipëria mori këtë vit nga Brukseli siç e konfirmoi edhe kryeministri në një prononcim për mediat.
Ironia në internet me rotacionin në Shtëpinë e Bardhë/Biden - Obamës: Nuk ja jap fjalëkalimin e wi fi Trumpit
Ironia në rrjet mbi fitoren e Donald Trump ka vënë kryesisht në lojë. zv. presidentin Joe Biden. Nuk dihet pse, ose më mirë dihet fare mirë, por njësoj si në fillim të ngjitjes së tij në Shtëpinë e Bardhë edhe tani, Biden nuk kursehet.
http://www.bbc.com/news/election-us-2016-37972626?ocid=socialflow_facebo...
Në BE na presin me krahëhapur apo kështu e do shfaqja?! Grupi i miqve Itali-Austri i organizojnë mëngjes pune Ramës në Bruksel
Nga ekspozita personale në Nju Jork kryeministri u gjend të hënën paradite në Bruksel, ku siç përcolli me foto dhe tekst u prit krahëhapur nga shefja e politikës së jashmtme të BE-së, Federica Mogherini. Teksti që shoqëron foton në fjalë ngazëllyes dhe pak të thuash ekzaltues për vëmendjen që po merr Shqipëria e vogël në tryezën e të mëdhenjve falë kryeministrit dhe veçorive të tij të spikatura që kanë bërë për vete Europën.
Shumica e sondazheve nuk gabuan, por…
Në çastin kur Donald Trump-i u shpall fitues nga mediat amerikane (kur siguroi mbi 270 delegatë në Kolegjin Elektoral), ishin numëruar vetëm 93% e votave në rang kombëtar. Dhe deri në atë çast, ai kishte epërsi si në votën popullore, ashtu edhe në votat e Kolegjit Elektoral. Kjo gjë e bëri gazetën Los Angeles Times (me prirje të majtë) që të deklaronte se sondazhi i saj, përkundër përqeshjeve disamujore nga analistë të ndryshëm, kishte qenë i saktë.
Po përse ishte përqeshur gazeta kaliforniane?
“Luftë civile” për hashashin
E përditshmja greke Kathimerini boton një shkrim të të dërguarit të vet në Shqipëri, ku trajton polemikat midis opozitës dhe qeverisë lidhur me kultivimin e kanabisit në vend. Shkrimi fillon me ankesën e një bletërritësi, sipas të cilit bletët ushqehen me pjalmin e fidanëve të kanabisit dhe pastaj, humbasin orientimin, nuk e gjejnë rrigën për në koshere dhe vdesin.
Intervista e parë si President, Trump refuzon pagën dhe lajmëron dëbimin e 3 milionë emigrantëve nga SHBA (Video)
Intervista me Donald Trump në show-n «60 Minutes» të CBS edhe pse u dominua nga deklaratat e tij se do të përzërë 3 milionë emigrantë dhe do të ndërtojë murin me Meksikën që e kishte premtuar para zgjedhjeve – një pjesë e të cilit do të jetë e gardh - nuk ishin të vetmet lajme në daljen e tij të parë në media si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Një politikë e re gjermane për mbrojtjen - BE-ja në plan të parë*
Deri në marrjen e postit të Presidentit të ardhshëm të SHBA, Donald Trump do të kalojnë disa javë. Qeveria gjermane pra ka kohë që të përgatitet. Por krejt të paqarta janë planet në politikën e jashtme të Trumpit.
Një nga temat me pikëpyetje është e ardhmja e NATO-s. Si do të vejë puna me aleancën ushtarake transatlantike, nëse Trump e bën realitet premtimin e fushatës së tij elektorale dhe e paraqet vërtet si çështje për shqyrtim besnikërinë në aleancë? Çfarë do të ndodhë, sikur SHBA ta pakësojnë dukshëm angazhimin e tyre financiar dhe ushtarak?