Slideri Kryesor

Kredia 100 milionë$ nuk rrit borxhin, por kreditimin

Postuar në 16 Mars, 2017 15:34

Kredia prej 100 milionë dollarë për qeverinë shqiptare nga Banka Botërore është dhënë si mbështetje buxhetore, pas fuqizimit të sistemit fianciar. Kështu e ka vlerësuar zëvendësministri I Financave, Erion Luçi, huanë me terma të butë të Bankës Botërore. Në një intervistë për "Tema Tv", Luçi thotë se ky fond pritet të ulë nivelin e kredive me problem, të rrisë kreditimin në ekonomi, por thekson se kjo kredi nuk ndikon në rritjen e borxhit, pasi ai është i parashikuar me ligj në buxhet.

Kërkohet 25 vite burg për Mark Frrokun, ish-deputetin e Rilindjes

Postuar në 16 Mars, 2017 15:00

Prokuroria ka kërkuar dënimin me 25 vite burg për Mark Frrokun, ish-deputetin demokristian të mazhorancës në pushtet. Pretenca u dha në seancën e sotme në ngarkim të Frrokut, pas një serie të gjatë seancash, ndërkohë që ish deputeti ka qëndruar në burg. Duke argumentuar kërkesën e vet, akuza kërkoi edhe 10 vite heqje të së drejtës për ushtrim të funksioneve publike.

Maqedoni, sondazhet evidentojnë rritje të mbështetjes për Gruevskin

Postuar në 16 Mars, 2017 12:33

Ndërkohë që kriza maqedonase vijon prej javësh pa një zgjidhje reale dhe me perspektivë të vetme përsëritjen e zgjedhjeve, një sondazh i realizuar nga Instituti për Kërkime Politike në Shkup, sjell në vëmendje rritjen e përkrahjes për partinë e Nikolla Gruevskit. Sipas këtij sondazhi, referuar nga agjencia MIA, VMRO – DPMNE është rritur me 1.6 pikë që nga zgjedhjet e muajit dhjetor, ndërkohë që LSDM-ja e Zoran Zaev ka një rënie me 2.6 pikë. Në përqindje mbështetja për dy partitë sipas këtij sondazhi është respektivisht: 27,1% dhe 21,8%.

Eksploziv me postë ministrit gjerman të Financave

Postuar në 16 Mars, 2017 12:27

Komploti i Celulave të Zjarrit ka marrë përsipër përgjegjësinë për dërgimin e paketës me eksploziv në zyrën e ministrit gjerman të Financave, Wolfgang Schauble."Ne i dërgojmë një pako bombë ministrit të Financave të Gjermanisë në kuadër të aktit të dytë të prokektit Nemesis"- shkruhet në deklaratën e organizatës. 

Turqia, një hap tjetër “kundër” NATO-s

Postuar në 16 Mars, 2017 12:06

Turqia e presidentit aktual Reçep Tayyip Erdogan po ecën përherë e më shumë drejt shkëputjes nga kampi perëndimor duke kërkuar liri të plotë në politika e veta. Kjo po prek edhe mbrojtjen, në të cilën Turqia kontribuon jo vetëm me pozitën e vet si krahu jugor I NATO-s, por edhe me kapacitetet. Duket se kjo po ndryshon dhe për këtë flasin veprimet e Ankarasë zyrtare. Pak kohë pas grushtit të shtetit, Turqia bëri një lojë nervash me SHBA-të kur kërcënoi disa herë nxjerrjen e amerikanëve nga baza ajrore e Incirlikut, ku janë vendosur edhe armë bërthamore.

Shekullarizimi, koncept i rremë

Postuar në 16 Mars, 2017 09:53

Sociologu i njohur Peter L. Berger I ka dhënë një intervistë gazetës “Avvenire” përmes të cilës jep disa mendime mbi zhvillimet aktuale në botë: besimi fetar, shekullarizimi, radikalizmi, të gjitha elementë që konstiuojnë dhe vënë në rrezik çfarë është më e vyer: pluralizmin dhe bashkëjeteën.

Ku konsiston gabimi i shekullarizimit?

Holanda i thotë “jo” ekstremit të djathtë

Postuar në 16 Mars, 2017 08:41

Holanda ka qetësuar disi ankthin e Euroës nga ekstremi I djathtë teksa kryeministri i qendrës së djathtë, Mark Rutte, ka fituar zgjedhjet përballë Geert Ëilders, një politikan antiislamik dhe anti – BE. Rutte deklaroi pas zyrtarizimit të fitores se holandezët hodhën hapin  e parë për t’I thënë “stop” një populizmi të gabuar si ai që u pa në Britani dhe SHBA.

Publikohen pamjet e 210 testeve të para bërthamore të SHBA(video)

Postuar në 15 Mars, 2017 22:05

Mes viteve 1945-1962 SHBA kreu 210 teste bërthamore, pamjet e të cilave publikohen vetëm tani. 

Forcohet kufiri grek me Maqedoninë, frikë nga skenari i luftës civile

Postuar në 15 Mars, 2017 20:44

Greqia po ndjek me shqetësim të madh  krijimin e një klime destabilizimi në Maqedoni për shkak të polarizimit dhe ngërçit politik ku është futur vendi. Sipas vlerësimeve të Athinës kjo situatë çon matematikisht në luftë civile.Gazeta “Ethnos” shkruan  se nisur nga kjo situatë e krijuar në kufirin veriperëndimor të vendit, Ministria e Jashtme, ajo e Mbrojtjes dhe Ministria e Brendshme u urdhëruan të marrin masat e nevojshme  parandaluese për të forcuar kufirin midis Follorinës dhe Kosturit.

Kryebashkiaku socialist i Poliçanit verifikohet për trafik femrash

Postuar në 15 Mars, 2017 19:26

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur verifikimet për kryetarin socialist të Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj për akuzën e trafikimit të femrave jashtë vendit me qëllim prostitucionin. Verifikimi nisi pas  një deklarimi të të arrestuarit për prostitucion, Leonard Muçaj. Ky i fundit deklaroi këtë të mërkurë në sallën e gjyqit se prokuroria duhet të hetojë Adriatik Zotkajn si person që ka trafikuar drejt Greqisë 8 femra. Vetë Muçaj përballet në gjykatë me akuzën e trafikut të femrave, pas një denoncimi të bërë për të në vitin 2015

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor