Slideri Kryesor
Edi, shyqyr që të kemi!
Lirimi i Mubarakut, fundi simbolik i Pranverës Arabe në Egjipt
Lirimi, i vendosur sot nga drejtësia, i ish-presidentit Hosni Mubarak, i cili mbretëroi me dorë të hekurt për 30 vjet, mbyll simbolikisht kapitullin e Pranverës Arabe në Egjipt.Avokati Me Farid el-Deeb theksoi se Mubarak, i cili aktualisht mbahet në një spital ushtarak në Kajro, mund të kthehet në shtëpi kur mjekët të thonë se ai mund të dalë.
Qarqe që nuk duan Shqipërinë apo Edi Ramën kryeministër?
Kryeministri Rama tha në një intervistë në Top Story se "ka edhe qarqe që nuk jetojnë për t’i bërë mirë Shqipërisë", madje do ta dëshironin që në Shqipëri të ndodhnin gjëra që i shkojnë kundër një procesi, të cilin kryeministri e quan drejtim të gabuar, duke marrë përsipër të flasë në emër të partnerëve strategjikë të vendit.
Turqia ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Hollandën
Zv/kryeministri i qeverisë turke Numan Kourtoulmous njoftoi se Ankaraja do të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike të nivelit të lartë me Holandën, duke mos lejuar kthimin në Turqi të ambasadorit holandez, pas konfliktit që ka ndodhur natën e së shtunës në Rotterdam me ministrat e qeverisë turke.
"Ne e mori vendimin që deri sa të plotësojnë kushtet që kemi vendosur, nuk do të lejojmë ambasadori holandez në Turqi për t'u kthyer në vend"-tha zv/kryeministri turk pas mbledhjes së kabinetit të tij.
Klithma nga Siria. Një tragjedi që njerëzimi duhet ta njohë nga afër
Para disa javësh pashë një shfaqje të një filmi të ri dokumentar të quajtur Klithma nga Siria. Ishte një eksperiencë ndëshkuese. Filmi është i gjallë, emocionues dhe papërkulshmërisht i ndershëm rreth kostos së luftës. Regjisori, Evgeni Afinivski, në qytetar amerikan i lindur në ish-Bashkimin Sovjetik, nuk ia kursen shikuesit asnjë siklet.
Debat në studio mes gazetarit Balla dhe kryeministrit Rama
Maqedonia, drejt kantonizimit apo luftës ndëretnike?
Pikëpyetjet për të ardhmen e Maqedonisë shtohen për sa kohë kriza e thellë politike nuk po merr zgjidhje, pavarësisht presionit të madh ndërkombëtar kryesisht nga BE dhe SHBA. Skenari më paqësor do të ishin zgjedhjet e parakohshme, variant që nuk parashtrohet në analizat si të mediave apo dhe zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve që e njohin mirë rajonin dhe çështjen në fjalë. Kështu The Economist flet për një impenjim të ndërkombëtarëve dhe skenarave të luftës që artikulojnë mediat serbe, duke theksuar se rëndësia gjeopolitike është kthyer në rajon.
Tjetër goditje nga Meta, bien edhe “dy zogj” të inkriminuar të Rilindjes
Pas Elvis Rroshit të Kavajës, Prokuroria e Përgjithshme kërkon ndërprerjen e mandatit për kryetarin socialist të bashkisë së Tepelenës Termet Peçi dhe atij të Poliçanit Adriatik Zotkaj. Sipas kryeprokurorit Adriatik Llalla të dy të zgjedhurit socialistë preken nga ligji i dekriminalizimit.
Xhafa i preferuari i ndërkombëtarëve, apo garancia e Ramës kundër Metës?
Mes katër emrave të propozuar për të zëvendësuar emrat e ministrave të larguar nga kryeministri, ai i Fatmir Xhafës ka tërhequr më shumë vëmendjen. Dhe në fakt këtë e ka bërë vetë mazhoranca, konkretisht PS-ja me mjetet e veta mediatike, duke dashur të sqarojë se atuja kryesore e Xhafës në detyrën e re është mbështetja ndërkombëtare. Madje i preferuari i tyre për të për rolin që ai presupozohet se pati në reformën në drejtësi.
Padi ndaj Kroacisë në SHBA
Një grup njerëzish, pasardhës të serbëve, romëve dhe hebrejve që kanë vuajtur pasojat e regjimit filonazis të ustashëve të Paveliçit në Kroaci, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kanë ngritur një padi në SHBA. Ata kërkojnë 3.5 miliardë dollarë kompensim për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga regjimi kroat i cili ngriti, drejtoi dhe administroi edhe kampe përqendrimi. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja kroate, Vecernji List që thotë se akt padia e ngritur majin e vitit të kalur në Çikago, ka mbërritur në Zagreb përmes ambasadës amerikane.