Slideri Kryesor
Biden duhet të dalë nga gara!
Joe Biden duket se ka humbur pa hyrë në garë. Debati i tij me Donald Trump të enjten, konfirmoi atë që dihej: presidenti amerikan nuk është më në gjendje të ndalë furtunën republikane. E ca më keq: Trumpizmin.
Gazprom kalon 42.4 mln metra kub gaz/ditë drejt Europës përmes Ukrainës
Gazi rus ka hyrë në Europë përmes Ukrainës në një vëllim që miratohet zyrtarisht nga Kievi. Agjencia ruse e lajmeve “Tass”, raporton se Gazprom ka arritur të përçojë 42.4 milionë metra kubë gaz më 28 qershor përmes stacionit Sudzha.
Rruga ukrainase mbetet e vetmja gjurmë tranziti për gazin rus drejt perëndimit, pas ndërprerjes së kalimit në Rrymën Veriore.
Pandemia e obezitetit, propozohet etiketë paralajmëruese për ushqimet e tejpërpunuara
Kongresi ndërkombëtar për obezitetin mbahet këtë javë do të marrë në shqyrtim edhe një propozim që ushqimet e tejpërpunuara të pajisen me etiketa paralajmëruese si për duhanin.
“The Guardian” citon prof. Carlos Monteiro nga Universiteti i of São Paulo, që edhe ka krijuar termin në fjalë, sipas të cilit masa duhet ndërmarrë pasi ushqimet në fjalë po zëvendësojnë dietat e shëndetshme në mbarë globin.
Këto ushqime po përçojnë pandeminë e obezitetit dhe sëmundjeve të tjera kronike që lidhen me dietën si diabeti
Jemi 2.4 milionë! Falemnderit! Duartrokitje
Ky në video është aktiviteti i prezantimit të rezultateve të Censit 2023. I pritur gjatë e gjatë, por i vonuar se janë standardet. Për ta drejtuar aktivitetin dhe paketuar si “një lajm fantastik”, siç e quajti një ministre rritjen e rrogave, ishte marrë një gazetar që shfaqej i lumtur. Sipas tij, edhe në media kishte patur kuriozitet të madh qëkur nisi Censi, sepse ishte hera e parë…Për çfarë? Po për çdo gjë, sepse me këtë qeveri është çdo gjë herë e parë.
Flama mbi Jugun!
Kur vija në Himarë përpara, sikur vija në një Bathore, por jo Bathorja sot, por Bathorja e dikurshme, me det, nuk është bërë në të gjitha kohërat përpara kësaj periudhe që ne qeverisim, me fakte.
Se është rritur numri i turistëve, ashtu si kundër pakkush mund ta imagjinonte. 10 milionë turistë u arrit vjet, sivjet mund të shkojë 12, mund të shkojë 13. Kjo ndodh sepse turistët që vijnë në këtë zonë gjejnë arsye për të ardhur
Popullsia ra me 420 mijë banorë, 40% të pallateve i kemi bosh
Censi i zhvilluar në vjeshtën e vitit të kaluar ka bërë publike rezultatet. Shqipëria rezulton me 2 412 113 banorë, 13.8% më pak krahasuar me popullsinë që rezultoi rezidente në censin e vitit 2011.
Sipas të dhënave të bëra publike sot nga Instituti i Statistikave, në Shqipëri jetojnë gjithsej 755 950 familje me mesatarisht 3.2 anëtarë, të cilët jetojnë në 1 082 529 banesa të zakonshme.
Në vitin 2011, kur u bë censi i fundit, Shqipëria kishte 2 831 741 banorë. Rënia me 13.8% e popullsisë i korrespondon shifrës 419 628 banorë.
Hungaria i kërkon Ukrainës të njohë Zakarpattian si “tradicionalisht hungareze”
Hungaria i ka kërkuar Ukrainës të njohë si “tradicionalisht hungareze” të gjitha vendbanimet në Zakarpattia. Kërkesa është vetëm një nga 10 të tilla drejtuar Kievit në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare. Zakarpattia Oblast ndodhet në pjesën perëndimore të Ukrainës dhe sipas regjistrimit të vitit 2001 dhe viteve të mëparshme, përqindja e hungarezëve atje ishte mbi 10%.
Kosova hap observatorin e saj
Kosova ka hapur për herë të parë observatorin dhe planetariumin e saj. Objekti ndodhet në fshatin Rashnicë të Komunës së Shtimes. Ai është realizimi i ëndrrës së Pranvera Hysenit, një studente që sapo ka mbaruar doktoraturën në Universitetin e Kalifornisë, Santa Kruz.
Autoritetet serbe ndalojnë zhvillimin e festivalit "Mirëdita - Dobar Dan"
Policia serbe ka ndaluar sot zhvillimin e festivalit "Mirëdita – Dobar Dan" për arsye sigurie. Festivali është një aktivitet I përvitshëm që bën bashkë aktivistë dhe njerëz të kulturës nga Serbia dhe Kosova, me synim inaugurimin e një dialogu mes të dyja vendeve dhe kulturave.
Kritika të hapura për "liderin që erdhi nga Perëndimi"
87 anëtarë të SYRIZA-s, përfshirë deputetë kanë nisur një letër të përbashkët për kryetarin e partisë, Kasselakis, përmes së cilës bëjnë thirrje për një front të përbashkët të së majtës përballa Demokracisë së Re të Mitsotakis. Në letrën e tyre ata akuzojnë ndër të tjera, Kasselakis, për taktika përçarëse, refuzime, sulme ndaj anëtarëve të partisë për shprehjen e opinioneve. Ndër këto, ata kanë kritikuar edhe vendimin e Kasselakis për të mbyllur gazetën historike të partisë, “Avgi”.