Blloku Të Kripura
Intervista/Edi Rama: Buxheti i ri 2016 është si Bukë Lepurushi për shqiptarët
Pas diskutimeve të gjata në Parlament për projektbuxhetin 2016 menduam që të zhvillonim një intervistë me kryeministrin Edi Rama. I shkruajtëm në Whatsapp në numrin e tij që mbaron mos gabojmë me ...232. Fatmirësisht na ktheu përgjigje. Të shkurtra dhe pa shumë shtjellim, por ato janë përgjigje. Po e përcjellim intervistën që i ngjan një bisede në lëvizje e sipër:
Hë bëje pyetjen...
Dy fjalë për koalicionin. Si funksionon?
Vazhdo me daullen e Saliut për zënka se unë për vete kam punë.
D.m.th je shok me Ilirin?
Ilir Meta hakmerret ndaj "Kurbanit". Kryetari i Kuvendit hedh së shpejti në shtyp punimin e vet: Vizitat e zotit E. Xxx në kullën time
Pas letrës Anonime të Leka Bungos, ministrja Kumbaro qan në zyrë dhe i shkruan Berishës në Facebook: "Doktor, ti e di që unë rrogën marr. Me monumentet bën Shkreli ça do, kurse Kiço London e vuri vetë Edi"
Anije fantazmë me trupa të dekompozuar shfaqen në brigjet e Japonisë
Tetë anije me trupa të dekompozuar kanë dalë në brigjet japoneze. Mendohet se janë nisur nga Korea e Veriut dhe se trupat u përkasin dezertorëve.
Kategori lajmesh
Lajmet kanë ndarje tradicionale tematike: politikë, sociale, ekonomi etj.. Por puna është specifikuar kaq shumë, gjërat janë përzier kaq keq, saqë kjo ndarje nuk i përgjigjet më realitetit, por krijon edhe vështirësi në pasyqyrimin e asaj që ndodh dhe konotonacionit që nuk përcillet pas tabelave kaq serioze. Ja disa shembuj:
Lajm Blloku: Edi Rama ble 3000 euro aksione të gazetës “Shekulli” në këmbim të pranimit të Kokëdhimës në kryesinë e PS-së
Lajm i Majtë: Në Shqipëri thuajse çdo lajm është i majtë
Eri, mos na detyrohesh gjë një përqindje?!
Bashkia e Tiranës ka vendosur që t’i shkojë deri në fund nismës për higjenë në Tiranë, kur njofton se përmes një nisme ka menduar të lyejë muret e hapësirave publike me një bojë që “kthen mbrapsht urinën”. Thotë me këtë rast kryetari Erjon Veliaj: “Bashkia e Tiranës ka vendosur t’i përgjigjet ndotësve sipas mënyrës së saj. Është koha që qyteti të marrë hak. Me ndihmën e kompanisë Dekoll lyem të gjitha muret me një lloj boje superhidrofobike e cila bën të mundur kthimin prapsht të urinës menjëherë sapo ajo prek sipërfaqen e lyer me bojë.
Do jetë provokacia se përndryshe Republikës i ra dambllaja
Thirrje për Edi Ramën: Lale, lëre Fugën një ditë se s'bën për asgjë, po hipi këmbëve e shko andej nga taksixhiu. Leqë ne u mësuam edhe me Bujarin.
Djathtas(përballë): Qeveria e duarve të Pastra. Majtas: Qeveria e Duarve të Gjata dhe të Shkathëta
"Me t'ik mendja. Arrestohet Albini, kurse unë që ça s'kam thënë s'ma fërshëllen njeri. Ndaj duhet Berisha në pushtet: me një sms dhe më arrestonin në çast"
Njoftim i rëndësishëm: Sali Berisha pezullon komunikimin me Facebook. Pas suksesit të videome(a)sazhit të Gridës, Berisha do të flasë vetë me skype
Më poshtë videoja e Dumës që shfaqet në versionin e Lilo Labes: