Blloku Të Kripura
Shpjegohet pse ranë eksportet shqiptare vitin 2015: Kryeministri e shpalli veten “lëndë të parë” në darkën me gazetarët
“Të tjerë duam, të tjerë na duan, e me të tjerë martohemi”. Edhe fotoja: Ai që duhet të ishte kryetar, në mes, ai që i thanë: “Ti do bëhesh kryetar” dhe një tjetër. Morali: Nallbanët mbeten nallbanë, mbathin patkonj. Ustai, i fut një cigare...
"O Ilir, foli Lulit se më thotë kokosh". "Ti je kokosh, ai kakarit kot. Të dy jeni shumë të mirë. Unë dhe doktori e hamë shumë përsheshin"
Eri Veli, një kryetar bashkie “me t’dhi fare”
Ka një festë, një aktivitet? Ka një padrejtësi, apo një punë për t’u bërë? Erjoni është aty. Jo se nuk ka të tjerë, por siç e përshkruajnë edhe ata që janë afër me të prej kohës, kryetari i Bashkisë, vuan nga patologjia e kërcimit pupthi përballë nevojave të më të dobtëve. Përvesh mëngët, ngrihet, njofton kamerat, këtë aleat strategjik të çdo novatori si ai, dhe puna nis të bëhet. Meqë këto shfaqje janë bërë të zakonshme, edhe aktivitetet e kryetarit bashkë me qyfyret që e shoqërojnë, nuk ka më njeri nge t’i lexojë si lajme.
Diçka po ndryshon me të vërtetë në Shqipëri. Edhe Fatmir Xhafaj i hyn sifdave
Padrejtësia në kulm: Rita Petro shkruan për Vrimën, merr çmim. Pal Trashaj shkruan "tamam", shihet me përçmim
Diversionet e Ramës me Vrimë nuk ecin...
Lu foli për pranverë, por gazeta "Dita" e nis reformën e vet të Drejtësisë
Shoqata "Opinga" nderon me çmimin "Velo trimi, Klasa e Parë", Marin Memën
Pas skandalit të zbuluar në universitetin e Gjirokastrës, me logon e të cilit ishin realizuar dy dokumentarë që mbanin era maskarallëk, shoqata “Opinga” i ka akorduar Marin Memës çmimin “Velo trimi, Klasa e Parë".
Motivacioni:
I jepet Maro Memës ky çmim për zbulimin me dekumente të marifeteve të grekut në shkollën e lartë në Gjinokastër. Me këtë rast shoqata shtron një drekë në Ujë të Ftohtë në Tepelenë.
Ceremonia u shoqërua me një këngë të shkurtër:
O Gërqi të kam bërë benë
Vjen Maro Mema me Top Qenë
Si qëmoti në Janinë