Blloku Të Kripura
"Endri, kur të kemi darkën me gazetarët, ata moçalorët, ti do bësh rolin e "mushkonjës"". "Po kë do pickoj shef?" "Rëndësi ka ku të pickosh e jo kë"
Krenaristë, kanabistë dhe Blushi në një "kategori" të papritur
Kujdes, Kryeministër axhami!
Otorino Gazetaria
Ja pse ka pjesëmarrje të madhe në takimet e Edi Ramës në rrethe
Kryeministri ishte befasuar shumë nga mikpritja siç e quan ai, në Berat. Mikpritja është eufemizmi politik i pjesëmarrjes masive në takimin e mbajtur anës Osumit plak. E do një shpjegim, apo një përgjigje misteri i mikpritjes në Berat. Nuk ka asgjë të tillë në fakt. Në kësi rastesh vihet në punë refleksi festiv i provincës që çdo tubim e përjeton si ngjarje. Ja para disa viteve një i njohur molloiste me dikë tjetër për qytetet e Jugut. Sesi shkoi muhabeti te Memaliaj dhe i pari ia pret:
“Ore ça bëhet atje në Memaliaj se nuk kam qenë ndonjëherë?”