Blloku Të Kripura
Ministrja për Ditën e Enjte bëhet lajm të Martën
"Brigada Kashariane" deklaratë për shtyp: Me kaq u trembe more trim?
“Qeros jam edhe unë”
Ai thithte fort duhanin që e mbante mes gishtave eshtërorë dhe fliste butë si me fjalë të brendshme:
“Pa ejani ta mburrim njëri-tjetrin/ Dhe mos kursejmë as fjalë lavdërimi,
T'ia bëjmë shoku-shokut komplimentin/ Në çaste dashurie dhe pendimi.
Pa ejani dhe çiltërisht të qajmë/ Kur veç e veç dhe ku me shoqërinë,
Mëri për fjalët sharëse mos mbajmë/Se dashuria fqinje ka mërinë.
Pa ejani, dhe gjysmë fjale qoftë Për ne pendim, pajtim dhe marrëveshje:
"Sali, këta janë prishur me Perëndimin. Ja dorëheqja e (Nako) Spiro Koçi (Xoxes) që doje ta bëje president, flet vetë". "Po, edhe unë e mendova. Ah, diçka. Blushi ka botuar librin"Kandidati". Ka vjedhur batutat e tua në KPD". "Si the ti: Bibilushi"
Ministri i Drejtësisë heq mjekrën. Nis punën me devizën: Unë e rruaj për Drejtësinë
Ky është njeriu më i sigurtë nga kërcënimet islamike. Vetëm para pak ditësh e quajtën publikisht "DERR"
Zbardhet biseda e Saimir Tahirit me IT e ministrisë së Brendshme. Kush fshihet pas email-it kërcënues të Brigadave të Kuqe
Ore e kishe qarë atë email-in që më nise, po çu ngatërrove me Brigadat e Kuqe?
-Po shef, edhe kuqja ngjyrë e Allahut është
E di e di, po duket sikur po më kërcënojnë për fondacionin e Qemalit.
-Kujt po i shkon mendja për lulet e vjeshtës mor burr, jena fut në nëntor
Ka lidhje se në nëntor u formua Partia Komuniste, më del komplet nga konteksti, duhet të kishe gjet një emër tjetër.
Mesazhi i Holande për Kryeministrin shqiptar
Z. Edi Rama,
Duke Ju falenderuar për mesazhin tuaj dhe fjalët e ngrohta, më lejoni ta konsideroj këtë shenjë të një miqësie të vërtetë ndaj meje dhe me këtë rast më lejoni gjithashtu të konsideroj prezencën tuaj në këtë moment të vështirë si një mundësi për fjalë të sinqerta popullit shqiptar. Një popull mik dhe fisnik.
Një diskutim për nismën "Je suis Sajmir"
- Lale, e ha ti këtë? Kërcënuan Sajmirin?
- Po, ça do bësh. Edhe mundet.
- Lene mo tashi. Dhe me vrap e nxori në media. E ça ka bërë ky që ta kërcënojnë? Asgjë. Edhe hashashin e ka lënë ngado.
- Ti po thu që e e ka stisur vetë?
- Po pse s’më kërcënuan mua?
- Po, as mua s’më kanë kërcënuar
- Ditmiro ti je turist në qeveri. S’bo për asgjo. Po unë dëbova romët nga Liqeni dhe asnjë kërcënim. E di ça do bëjmë? Do veshësh në mbledhje qeveri një bluzë me mbishkrimin: “Je suis Sajmir”. Dhe propozo që qeveria të solidarizohet