Blloku Shkenca

Marrëveshja: Kilogrami do të ripërkufizohet përmes konstanteve matematikore. Cilindri i Parisit vetëm për muze

Postuar në 15 Tetor, 2015 14:43

Më në fund metrologët kanë arritur të kuantifikojnë përmes konstanteve matematikore Kilogramin. Cilindri prej plaitini dhe iridiumi që shërben si njësia bazë për kg, e që mbahet në Paris, do të dalë nga qarkullimi. Ajo do të ruhet, por nuk do të ketë më vlerën e përdorimit që ka patur deri më sot.  Kilogrami është njësia e vetme e Sistemit Ndërkombëtar që ende referohet përmes një objekti fizik. Eksperimente të ndryshme për ta ripërkufizuar atë përmes konstanteve themelore kanë nisur që në vitet ’70, vetëm së fundmi është arritur në një marrëveshje.

“Boeing” prezanton metalin më të lehtë: 99% ajër

Postuar në 14 Tetor, 2015 16:26

Kompania e njohur “Boeing” ka prezantuar atë që e cilëson materialin më të lehtë të prodhuar ndonjëherë. Praktikisht materiali është një metal i përbërë nga 99% ajër. Materiali është zhvilluar nga HRL Laboratories që në vitin 2011 dhe ka ngjashmëri me kockat e njeriut: solide nga jashtë, por me boshllëk nga brenda. Kështu duke mbetur të lehta ato përballojnë presione të mëdha. Materiali në fjalë që njihet si mikrolatiçe, pritet të gjejë aplikime në fushën e inxhinierisë aerohapësinore, por edhe në prodhimin e avionëve.

Video/Mjegullnaja Veil, 110 vjet dritë e madhe dhe 2100 vjet dritë larg Tokës

Postuar në 13 Tetor, 2015 17:25

Studimi në SHBA: Pozicionet e larta në punë, njësoj të arritshme, por më pak të dëshirueshme nga femrat

Postuar në 11 Tetor, 2015 15:12

PNAS publikon një studim bazuar mbi sondimin konkret në SHBA, sipas të cilit ndonëse promocioni në fusha të ndryshme, perceptohet njësoj i arritshëm, është më pak i dëshirueshëm nga femrat sesa nga meshkujt. Kjo pasi siç thuhet në studim, femrat perceptojnë se me rritjen në karrierë do të ketë më shumë pasoja negatigve, çka i bën ato më pak të angazhuara. “Vihet re një diferencë e madhe dhe e qëndrueshme gjinore në qëllimet kryesore të njerëzve.

Viktimat e Pompeit, arkeologët realizojnë imazhe 3D të mbetjeve të 30 individëve

Postuar në 06 Tetor, 2015 14:36

Një grup arkeologësh në Itali, po sjellin në imazhe të reja, 3d, mbetjet e trupave të 86 individëve që humbën jetën gjatë shpërthimit të vullkanit të Vezuvit në vitin 79 p.e.s. Trupat e gjetur në Pompei po skanohen duke përfituar të dhëna të rëndësishme të tipareve, gjendjes shëndetësore, gjinisë, apo edhe çfarë hanin. Deri më tani bëhet e ditur se janë skanuar 30 individë, prej nga ku janë realizuar imazhe 3 dimensionale.

Nobeli për fizikën jepet për zbulimin e masës së neutrions

Postuar në 06 Tetor, 2015 14:15

Çmimi “Nobel” për fizikën këtë vit i është dhënë japonezit Takaaki Kajita dhe kanadezit Arthur McDonald. Të dy janë marrë me neutrinon, studimin e tij dhe llogaritjen e masës së tij.  “Zbulimi ka çuar në konkluzionin, me një rëndësi të konsiderueshme, se neutrinot, të konsideruara për një kohë të gjatë se nuk kanë masë, duhet të kenë një të tillë, edhe pse shumë të vogël”, ka vlerësuar juria. 

Foto/Zgjimi i vullkanit Calbuco(Kili)

Postuar në 01 Tetor, 2015 16:44

Kili ka 2000 vullkane inaktivë. Kjo foto spektakolare është marrë nga Francisco Negroni(http://photography.nationalgeographic.com/photography/photo-of-the-day/c...

Thesari i Tutankhamun. Në kërkim të Nefertitit...

Postuar në 30 Shtator, 2015 13:23

Për gati një shekull, gërmimet në Egjipt në Luginën e Mbretërve, kanë nxjerrë në dritë 64 varre dhe dhoma të tjera të lidhura me to. Thesari më i madh i gjetur është ai i Tutankhamun, njohur si KV62, por janë gjetur edhe mumje të dinastive mbretërore18-19. Duke nisur në vitin 2007, shkencëtarët egjiptianë kryyen teste genetike në 16 mumje mbretërore, mes të cilëve u zbuluan të afërmit e faraonit Tut, gjyshërit, prindërit, gruaja dhe dy vajzat. Mungon një mumje nga kjo periudhë, e bukura Nefertiti. Ajo ishte gruaja e parë e Akhenaten, babait të faraonit Tut.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Shkenca