Blloku Shkenca
Ekipi i Kolorados pohon: dinosauri i ri mund të gjendet në Montana
Ekspertët në Qendrën e Kërkimeve Rocky Mountain janë të sigurt se eshtrat e gjetura nga një ekip në Montana janë ato të një specieje të pazbuluara më parë. Gazeta e Kolorados raporton ekspertët e jashtëm të cilët pritet të konfirmojnë nëse kjo është me të vërtetë një specie e re tip dinosauri, me pseudonimin Ava për shkak të ngjashmërisë së saj me Avaceratops specie bimore-ngrënëse.
Shkencëtarët pohojnë se kanë gjetur mbrojtjen natyrore anti HIV
Zbulimi, i publikuar në numrin e fundit të revistës “Journal of Biological Chemistry”, ka gjetur një proteinë, të quajtur ERManI, e cila nuk lejon riprodhimin e virusit HIV, i cili shkakton dhe Sidën.
Zbulohet një det uji sa Egjipti nën shkretëtirën e Xinjiang(Taklamakan) në Kinë
Një det uji me përmasat e Egjiptit është zbuluar nga shkencëtarët kinezë. Ky rezervuar gjigand ndodhet nën shkretëtirën Taklamakan të Kinës, në rajonin veripërëndimor të Xinjiang. Shkencëtarët po bënin matje për absorbimin e dioksidit të karbonit dhe ranë në gjurmë të ujit. Sasia mendohet të jetë shumë e madhe dhe sipas asaj që thotë prof. Li Yan i Institutit të Ekologjisë dhe Gjeografisë në Xinjiang, uji është i kripur.
Video/"Vdekja" e kometës Kreuz e tërhequr nga Dielli
Pamjet janë kapur nga NASA/ESA Solar/Heliospheric Observatory. Mendohet që kometa kamikaze është Kreuz.
Implantet e trurit, goditje suksesi për të rritur kujtesën
Diçka e ngjashme me Matrix, jemi duke hyrë në një epokë ku ka të ngjarë të rrisim kujtesën me disa goditje në tru. Një duzinë njerëzish të cilët iu nënshtruan dorëzimit të impianteve të trurit për goditje në shënjestër të mendjes së tyre, rezultoi në përmirësim të kujtesës në testet e provuara. Këtë e bëri të ditur autoriteti shkencor i DARPA në një konferencë në St.Louis javën e kaluar.
Kapsula SpaceX Dragon mund të sjellë dhè nga planeti Mars
Kapsula hapësinore SpaceX Dragon prej vitit 2012 ka qenë e ngarkuar me misionin e marrjes së lëndës bazë në planetin Mars. Aktualisht ekipi i studiuesve do ta kthejë mbrapsht kapsulën. Misioni i “Red Dragon” është vetëm një koncept, pa plane formale për të kryer atë ende.
NASA për Plutonin: “Një botë e ndërlikuar si Marsi”
E pasur, shumë e pasur, një botë plot me aspekte të jashtëzakonshme dhe formacione sipërfaqësore. Imazhet e reja të Plutonit të dërguara nga horizonte të reja të NASA-s entuziazmojnë astronomët. Planeti xhuxh vazhdon të sjellë të papritura: nga fotot shfaqen zona që duken të mbuluara me dunat, lumenj azoti që rrjedhin nga malet dhe fushat, luginat dhe krateret. Sipas ekspertëve që ndjekin misionin, “sipërfaqja e Plutonit është aq komplekse sa dhe ajo e Marsit”.
I nxehti ka krijuar një vrimë në akullnajën Alpine
I nxehti ka krijuar një vrimë në akullnajën Alpine. Për shkak të temperaturave të larta të verës, një vrimë e madhe u shfaq në akullnajën Ferpecle, në luginën e Hérens, në Alpet zvicerane, jo shumë larg nga kufiri me Valle d'Aosta. Fenomeni është fotografuar nga gjeologu Gerard Stampfli dhe imazhet spektakolare janë publikuar nga e përditshmja zvicerane Le Nouvelliste.
Zbulim i madh në Afrikën e Jugut – Homo Naledi(video+foto)
Një zbulim i jashtëzakonshëm është bërë në Dinaledi, disa dhjetëra kilometra nga kryeqyteti i Afrikës së Jugut, Johanesburg. Me mijëra kocka skeletesh kanë nxjerrë në dritë një lloj të ri hominidi, që që mund të rishkruajë historinë e Njeriut, Homo Sapiensit. “Ka ende me mijëra copa mbetjesh në shpellë. Ajo që zbuluam na tregon diçka të jashtëzakonshme. Speciet të cilat u përkasin këto skelete, kanë një miks karakteristikash unike.
Zbulohen viruse gjigandë dhe kompleksë në akujt e Siberisë
Ngrohja globale mund të sjellë të papritura për njeriun, përveç atyre që përmenden zakonisht. Një nga këto surpriza që mund të rezultojë katastrofike, është riaktivizimi i viruseve të "burgosura" për mijëra vjet në akujt që tani po shkrijnë. Kështu raportohet se vitin e kaluar, në Kolima, në rajonin e Magadan në Siberi, u zbulua, disa qindra metra nën tokë një virus me moshë 30 mijë vjet. U quajt Mollivirus Sibericum dhe konsiderohet si një virus gjigand, me përmasë 0.6 mikron.