Blloku Politikë

Mirënjohje për muxhahedinët!

Postuar në 14 Shtator, 2016 11:10

Shqipëria ka marrë mirënjohjen e Sekretarit amerikan të Shtetit, Xhon Kerry për strehimin e muxhahedinëve. Në një konferencë në Uashington, Kerry foli për një traditë të shqiptarëve në pritjen e grupeve vulnerabël.

Pazaret e drogës do kenë viktima, do jenë të shpejta

Postuar në 13 Shtator, 2016 13:11

Rezultati suprizë i zgjedhjeve në Dibër ka shtuar tensionin brenda opozitës, që akuzon mazhorancën se i bleu zgjedhjet me paratë e parcelave të kanabisit. Një deklaratë që tregon tensionin në radhët e politikës  është ajo e deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka, në Komisionin e Sigurisë. Ai tha se policia është e përfshirë në mbjelljen e kanabisit dhe se përplasjet për pazaret e drogës ku janë të implikuara edhe segmente të shtetit do të sjellin viktima.

Z. Kryeministër, provo njëherë edhe berberin për tablonë sinoptike të Shqipërisë

Postuar në 13 Shtator, 2016 12:53

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë sot një mesazh të qartë rreth debatit të krijuar mbi regjistrimin në shkollat e larta. Ai ka zgjedhur të takojë një grup të maturantëve ekselentë, të cilët siç kemi parë këto muaj, janë nga ata që preferojnë të marrin teserat e PS-së me ceremoni të posaçme. Duke folur para tyre, Edi Rama theksoi se reforma e re favorizon më të mirët, ndonëse kjo qasje e delegon besimin për cilësi te sistemi i shkollave të mesme, ku është identifikuar problemi i analfabetizmit funksional.

Pazari i votës në Dibër (video)

Postuar në 13 Shtator, 2016 09:24

Gazetarët e emisionit investigativ Fiks Fare zbuluan sesi familjarë të kandidatit të Partisë Socialiste, Muharrem Rama, ofronin vende pune në këmbim të votës për qytetarë të ndryshëm në zonat e kësaj bashkie. Nga investigimi i Fiks Fare u zbulua se fillimisht qytetarët duhej të paraqiteshin në shtabin elektoral të PS-së dhe të shënonin emrin si votues të PS-së që do të paguheshin në këmbim të votës.

Luhatjet elektorale dibrane ndër vite

Postuar në 12 Shtator, 2016 20:04

Dje kandidati i i “së majtës” fitoi 56% të votave në bashkinë e Dibrës. Pothuaj të njëjtën përqindje morën partitë mështetëse të tij 11 vjet më parë – në zgjedhjet e 2005-ës. Siç duket qartë edhe nga grafiku shoqërues, një pjesë e votuesve dibranë janë të prirur të votojnë këdo që është në pushtet – “të majtët”, kur ata janë në pushtet, dhe anasjelltas.

E.Z.

Gratë i japin fitoren doktor Muharremit

Postuar në 12 Shtator, 2016 10:11

Muharrem Rama, kandidati i majtë për zgjedhjet e bashkisë së Dibrës fitoi garën ndaj rivalit të tij Sherefedin Shehu. Avantazhi i Ramës në 118 kutitë e numëruara Rama është 4 160  vota dhe kësisoj, kandidati i koalicionit të majtë do të jetë kryetari i ri i bashkisë së Peshkopisë. Votimi i djeshëm u shoqërua nga akuza për blerje votash nga të dy palët politike. Ndërsa PD akuzoi se banorët e një fshati në Dibër kapën një fugon me miell që do shpërndahej në këmbim të votës, nuk munguan as akuzat për fotografimin e votës nga të dyja palët.

Vëzhgim: A mund të pranojë BE-ja një Shqipëri që natyralizohet drejt modelit LSI?

Postuar në 11 Shtator, 2016 16:41

Sot zhvillohen zgjedhjet për pushtetin vendor në Dibër, pasi ish-kryetari i Bashkisë, Shukri Xhelili, u largua pas një skandali seksual.

Por siç pritej dhe ndjehej situata ka degraduar në një ballafaqim mes kontigjenteve gjithfarëshe me të cilat adhamudhët e Tiranës, luajnë politikë në periferi.

Foto lajme nga zgjedhjet në Dibër/Thasë me miell dhe vota të fotografuara

Postuar në 11 Shtator, 2016 15:37

Zgjedhjet në Dibër kanë prodhuar lajme që e kthejnë në satirë edhe një proces kaq të rëndësishëm. Partia Demokratike njfton se banorët në fshatin Lishan i Epërm  kanë  konstatuar një furgon që shpërndante miell në këmbim të votës. Banoret kanë kryer arrestimin qytetar për shoferin e furgonit dhe kanë sekuestruar sasinë e miellit.

Sherefedin Shehu nuk ka emrin në listë

Postuar në 11 Shtator, 2016 11:08

Sherefedin Shehu, kandidati i djathtë për kryetar bashkie në Dibër nuk mund të votojë, pasi emri i tij nuk rezulton në listat e votimit. Ky fakt u bë i ditur edhe nga vetë Shehu, i cili në një lidhje telefonike për ‘News24’, pohoi se sot për të do të votojë e gjithë Dibra. Shkak është bërë një problem për regjistrimin e tij, pasi prej kohësh nuk jetonte më në Dibër.

Zgjedhjet në Dibër, akuza për thasë me miell e para në këmbim të votës. Policia në një linjë me denoncimet e PS

Postuar në 11 Shtator, 2016 10:56

Ditët e zgjedhjeve në Shqipëri janë nga më të ngarkuarat politikisht dhe nga kjo traditë nuk bën përjashtim as procesi për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë së Dibrës. Tensioni është i dukshëm tek të dyja palët, çka ëshrë reflektuar edhe në deklaratat për shtyp.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë