Blloku Politikë
Letër me vrimë nga Tirana
Mediat u njohën këtë të hënë me një letër që kryeministri i ka dërguar krerëve të 28 vendeve të BE-së lidhur me përpjekjet që po bën qeveria e tij për të luftuar metastazat e kanabizimit dhe grupeve kriminale që veprojnë pas tyre.
Duke folur për zgjatim të përgjegjësive edhe tek autoritetet europiane, kryeministri lë të kuptohet se nuk është vetëm Shqipëria që eksporton krim dhe drogë, por edhe Europa që e konsumon atë. Kryeministri i Shqipërisë flet për media të helmatisura dhe një situatë që nuk ka lidhje me atë që është pasqyruar në shtypin ndërkombëtar.
Zgjerimi i BE-së, Mali i Zi dhe Serbia janë prioritet
Përfshirja e Rusisë në politikën malazeze ka prodhuar paradoksin e përshpejtimit të zgjerimit të BE-së. Sipas ish-ministrit të Jashtëm slloven, Ivo Vajgl, zgjerimi drejt Europës Juglinore ka fituar prioritet pas zhvillimeve në Mal të Zi dhe Maqedoni.
Policia e Sajmirit para fshesës së Vettingut
Pastrimi i radhëve të policisë nga efektivët e korruptuar apo me lidhje kriminale është detyra që ka marrë përsipër ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Objektivi është që brenda vitit të hartohet drafti ligjor dhe më pas të kalohet në fazën konkrete të Vetting-ut. Por sipas ministrit është herët të thuhet se sa punonjës policie do të preken nga fshesa e Vetting-ut.
Saimir Tahiri del jashtë Shqipërisë, Kuvendi votoi moslejimin e një veprimi të tillë
Që prej ditës së djeshme ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk ndodhet në Shqipëri, një veprim që s’duhet ta kishte kryer. Të paktën kështu ishte rënë dakord me anë të një dokumenti të firmosur si nga maxhoranca e majtë në Kuvend ashtu edhe nga opozita.
PD: 4 mln euro janë marrë nga Vilma Nushi për analiza të pakryera
Partia Demokratike ka denoncuar sërish konçesionin e Check up-it në Shëndetësi. Bazuar në disa dokumente mbi personat që kanë marrë këtë shërbim dhe pagesat e kryera nga buxheti i shtetit PD thotë se vetëm 26 përqind e shqiptarëve që e përfitojnë, e kanë kryer këtë shërbim pavarësisht kushtëzimit të ndihmës ekonomike dhe vizitat e të sëmurëve kronikë. Opozita flet për lidhje klienteliste të kryeministrit me kompaninë që ka përfituar me konçesion këtë shërbim.
Meta: Jemi nën monitorim për vizat
Në takimin që pati me ambasadorët presidenti Ilir Meta tha se nëse Shqipëria do të ndërmerrte çdo veprim emocional lidhur me pajisjen me pasaportë shqiptare të qytetarëve të Kosovës, jo vetëm nuk do të zgjidhte problemin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve të Kosovës, por do të bllokonte lëvizjen e lirë të qytetarëve të Shqipërisë.
Shupenza e “Opozitës që Duam”!
60 nxënës të gjimnazit të Shupenzës rrezikuan jetën për shkak të rrjedhjes nga sistemi i kaldajës, të paktën siç janë dyshimet e para, derisa hetimet të përcaktojnë edhe shkakun e vërtetë. Ngjarja mund të ishte me pasoja edhe më tragjike, por fatmirësisht përfundoi pa pasoja.
Përtej përgjegjësive që mund të kenë të bëjnë me firmën kontraktore apo pushtetin lokal, ngjarja nuk i ka shpëtuar ngjyrimeve politike dhe ajo çfarë tërheq vëmendjen është si u është përgjigjur qeveria kritikave të opozitës.
Samit trepalësh në Durrës, "del në sipërfaqe" termi Europa Adriatike
Është zhvilluar sot në Durrës, takimi i dytë trepalësh mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë, Kroacisë dhe Malit të Zi.
Në njoftimin për shtyp që përcjell Ministria e Jashtme theksohen temat për të cilat është diskutuar duke përsëritur edhe në këtë drejtim nevojën e një bashkëpunimi strastegjik.
Dezertuan apo emigruan?
Dje është bërë publik lajmi se katër komando të ushtrisë shqiptare nuk janë kthyer në Shqipëri pas përfudnimit të një kursi trajnimi në Britaninë e Madhe. Ministria e Mbrojtjes nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar por ka vepruar duke kryer kallëzimin penal.
Ligji parashikon dënime për personat që nuk paraqiten në detyrë dhe këtu çdo gjë është e qartë. Disi e pavend mbetet termi Dezertim, që po përdoret në mediat për largimin e katër efektivëve, Ylber Tokrri, Aleksandër Shkulaku, Klevis Lamkaj dhe Reni Ajazi.
Spartak Braho: Ndahem me LSI-në. Ka hyrë në rrugë pa krye
Spartak Braho, themelues i LSI-së dhe një nga njerëzit më të afërt të Ilir Metës, ka dhënë së fundmi një intervistë për gazetën “Dita” përmes së cilës ka bërë publike divorcin përfundimtar me partinë ku aderoi që nga viti 2004. Braho ka bërë disa komente edhe për kursin e ri të LSI-së që e cilëson si rrugë pa krye teksa ka vlerësuar se edhe ndarja e saj me PS-në është ndoshta përfundimtare.