Blloku Politikë
Opozita shet suksesin e protestës për një status të kryeministrit në Facebook
Opozita shqiptare fitoi dje me protestën e zhvilluar në Tiranë, betejën afatshkurtër me pasigurinë e pjesëmarrjes së njerëzve.
Ciladoqoftë shifra që jepet, apo planet me dron që duan të minimizojnë numrin e njerëzve që dolën në bulevard, thelbi mbetet i paprekur: mijëra njerëz dolën për të kundërshtuar qeverinë e Edi Ramës. Në kushtet e një bojkotimi masiv që iu bë Partisë Demokratike edhe nga anëtarët e vet në zgjedhjet e 25 qershorit, pjesëmarrja e djeshme është një moment frymëmarrjeje.
Qeveria përballë kërkesës për zgjedhje të parakohshme
Opozita zhvilloi protestën e paralajmëruar duke mobilzuar njerëz dhe struktura nga gjithë Shqipëria për të mbushur bulevardin Dëshmorët e Kombit. Parë në dy aspekte, protesta pati një masivitet që nuk mund të shpërfillet. Por më tepër se presion ndaj qeverisë, ajo i shërben Lulzim Bashës për të forcuar kontrollin mbi Partinë Demokratike dhe rikonfirmimit si lider i opozitës. Edhe gjuha e tij ishte përgatitur mbi këtë shtrat, me fokus gjendjen e vështirë ekonomike.
Pas spektaklit të Lulzim Bashës
Opozita politike e përfaqësuar nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi thirrën bashkarisht popullin t'i ndjekë në një protestë kundër qeverisë së Edi Ramës.
Pas tye në ballinën politike janë, edhe Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Dashamir Shehi dhe Vangjel Dule. Objekti i protestës është varfëria e shqiptarëve dhe krimi e droga.
Gruaja e Presidentit: Të heqim zvarrë Edi Ramën
Takimet e LSI-së nuk kanë më entuziazmin e dikurshëm. Ikja nga pushteti duket se ka zbehur mbështetjen për një parti që raportet me elektoratin i ndërtoi mbi marrëdhënie kleringu. Por Monika Kryemadhi që ka marrë në dorë drejtimin e partisë pas zgjedhjes së bashkëshortit president ka ashpërsuar gjuhën në veçanti ndaj kryeministrit, me të cilin LSI ndau bashkëqeversisjen e 4 viteve.
Kryemadhi ka sjellë referenca nga historia si paralajmërim për kryeministrin. Një herë Esat Pashë Toptanin dhe më pas Enver Hoxhën.
"Fakte të pakëndshme për Shqipërinë"
Kryetari i grupit për Europën Juglinore në Bundestagun gjerman, Stephan Albani në një intervistë për “DW” thotë se Shqipëria nuk e ka ende besueshmërinë në shkallë ndërkombëtare për të marrë hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Ai sjell si shembull qëndrimin e mazhorancës në çështjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, duke thënë se nuk mund të përfitohet asnjë imunitet përpara një procedure ligjore që synon zbardhjen e një çështjeje.
Cipras vjen në Tiranë
Në Davos ku kryeministrat Rama e Cipras do të çertifikonin arritjen e bisedimeve të Kretës dhe Korçës u mësua se shefi i qeverisë greke së shpejti do të vizitojë Tiranën, duke i dhënë kështu fund një periudhe të ftohtë mes dy vendeve.
Mediat e vendit fqinj raportojnë se nënshkrimi i partneritetit strategjik i hap rrugën normalizimit të plotë dhe përmirësimit të marrëdhënieve greko-shqiptare pas takimit të kryeministrit Aleksis Cipras me homologun e tij shqiptar Edi Rama.
SHBA duhet të marrin rol drejtues për Ballkanin
Janusz Bugajski, analist i njohur i çështjeve të sigurisë në Ballkan, ka bërë thirrje që SHBA të marrë në dorë drejtimin strategjik në Ballkan. Në një shkrim për Europe’s Edge, cituar nga disa media, Bugajski sugjeron ndërhyrjen e SHBA për të shmangur polarizimin politik dhe atë etnik që mund të ndezë konflikte të armatosura.
Donald Lu: Pse po vonohet kapja e kokave të krimit
Personazhi që kishte lajmëruar arrestimin e peshqve të mëdhenj në Janar ka dhënë arsye pse po vonohet kapja e tyre. Në një reagim të publikuar nga Zëri i Amerikës, ambasadori amerikan Donald Lu, e lidh këtë handikap me “mosmarrëveshjet lidhur me Prokurorin e Përgjithshëm, për mbështetjen e ligjeve të mira dhe për të ofruar burimet që policia dhe prokuroria të kapë kokat e krimit të organizuar”.
"Telefoni" dhe "komunisti" në radhët e KLP e KLGJ
Një ditë pas zgjedhjes me short të listës me 10 anëtarë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Gjyqësorit, Partia Demokratike e quajti listën të pavlefshme, pasi sipas saj gjysma e kandidatëve janë në shkelje të hapur të kritereve që përcakton ligji.
Këshilltari ligjor i grupit parlamentar te PD Gazment Bardhi, bëri publikë edhe dokumentat që provojnë shkeljen e kritereve, ndërsa Bylykbashi deklaroi votën kundër të Partisë Demokratike në seancë.
Shkeljet sipas PD-së
Rama: Mbizotëroi arsyeja, Greqia partner strategjik
Nuk ka më dilema se Tirana dhe Athina i kanë zgjidhur brenda 3 muajsh të gjitha mosmarraveshjet politike dhe historike. Pas klimës optimiste që shoqëroi bisedimet e Korçës dhe deklaratës së përbashkët, kryeministri Rama konfirmoi suksesin e negociatave që u mbyllën në dy raunde brenda 3 muajsh. Në një intervistë për Report Tv, zoti Rama ka konfirmuar se do takohet në pranverë me homologun e tij grek Cipras, për të nënshkruar një marrëveshje të partneritetit strategjik që zëvendëson traktatin e miqësisë së vitit 96’.