Blloku Politikë
Bisedimet për emrin e Maqedonisë, asnjë reagim nga Tirana zyrtare
Ashtu siç është konfirmuar zyrtarisht nga Greqia dhe Maqedonia, bisedimet dypalëshe për zgjidhjen e çështjes, kanë hyrë në fazën finale. Procesi i gjatë dhe i vështirë i negociatave që ka vijuar prej vitesh, do të finalizohet tashmë me emrin që sipas asaj që shkruajnë mediat greke do të jetë përcaktim gjeokrafik dhe jo historik - Republika e Maqedonisë Veriore. Por pavarësisht se është një çështje me ndjeshmëri të madhe për rajonin e Ballkanit, Tirana zyrtare e ka shoqëruar me heshtje këtë proces.
Nga "Kushtetuta më idiote" te polici të huaja në kufi. Kujt i duhen këto lloj negociatash?
As Austria nuk jep garanci apo datë për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Gjatë një konference për shtyp mes kryeminisrave Edi Rama dhe Sebastian Kurz në Vjenë, ky i fundit ka zbardur qëndrimin austriak që është një Po për Shqipërinë, por pa datë.
Arrihet marrëveshja, "Republika e Maqedonisë Veriore"
"Republika e Maqedonisë Veriore" është emri i dakordësuar mes ministrit të jashtëm grek, Nikos Kotzias dhe homologut maqedonas Nikola Dimitrov. Megjithatë fjalën e fundit do ta kenë dy kryeministrat Aleksis Csipras dhe Zoran Zaev.
PD duhet të sqarojë: Me çfarë e shantazhon ministri i Brendshëm Kryeministrin?
Nisi me një audiopërgjim të transmetuar nga selia e partisë, vijoi me një protestë që u trumbetua si prag revolucioni, po vazhdon me karikaturën politike në komisionet parlamentare.
Partia Demokratike dështoi në menaxhimin dhe kapitalizimin e çështjes “Xhafa”. Akuza pas akuzash, në thelb të aksionit të saj mbeti dëshira për të larguar ministrin e Brendshëm dhe një mori spekullimesh të cilat me kokfortësi i quan fakte të pakundërshtueshme. Më keq akoma, PD-ja nuk është në gjendje të prodhojë edhe artikulime orgjinale por shërbehet me kontributet e mediave.
Negociatat/Polonia bën ofertën: “Shqipëria të bëhet pjesë e nismës “Tre detet”
Ambasadori i Polonisë në Tiranë Karol Bachura publikon sot një opinion në “Gazeta Shqiptare”të cilit i është vënë titulli: Pse ne polakët e duam Shqipërinë në BE.
Në opinion renditen disa aspekte parimore të procesit të zgjerimit të unionit, të cilin Polonia e mbështet fuqimisht. Është një qëndrim që i jep shprsë vendeve si Shqipëria, të gjendura përballë një skepticizmi nga vende si Franca, që rrjedhin nga arsye të përgjithshme, por edhe nga problemet specifike të vendit tonë si krimi dhe korrupsioni.
Një shëtitje në Bulevard
Lajmi i vetëm që prodhoi në pamje të parë protesta e opozitës ishte pjesëmarrja disi më e tkurrur se masa e njerëzve që dolën në rrugë në 27 Janar.
U bënë forografime nga kënde të ndryshme të protestës, u ofruan pamje në miniaturë të filmuara nga lart si provë për mbështetjen që gëzon sot opozita dhe kauzat e saj.
Bazuar mbi këto përshtypje Edi Rama foli për bojkot të demokratëve ndaj “babale-protestës” siç e quajti ai.
Nëse Shqipëria vazhdon flirtin me Erdogan, dera në Evropë duhet të mbyllet*
Presidentit Rexhep Taip Erdogan i pëlqen të luajë rolin e "Sulltanit" në një Perandori Osmane hipotetike. Kjo është arsyeja pse vitet e fundit po synon vendet e Ballkanit, të cilat i konsideron një pre të lehtë.
Z. Basha, ik laj bythën në det!
Protesta nisi dhe mbaroi me parodinë e kryeopozitarit që negocionte me njerëzit e vet. Respekt për të gjithë njerëzit që dolën në protestën e sotme, por një kujtesë kjo për të kuptuar se çfarë dëmi prodhon kapja e misionit të një opozite që vetëm sa po vret sensin e protestës.
Video/Protesta e opozitës para Ministrisë së Brendshme
Bastexhinjtë e politikës
Pak orë para protestës së lajmëruar nga Partia Demokratike, Fatmir Xhafaj njeriu që është kthyer në tabelë qitje të opozitës, hedh dorashkën e sfidës për Lulzim Bashën lidhur me vërtetësinë e audiopërgjmit, ku pretendohet se diskuton për afera droge vëllai i tij, Agron Xhafa.
Ministri i Brendshëm deklaron në një postim se nëse audiopërgjmi do të rezultojë i vërtetë ai do të largohet nga posti, në të kundërt sipas tij, duhet të ikë Basha.