Blloku Politikë
Shtegu ligjor i rikthimit në Kuvend të opozitës
Partia demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe aleatët janë larguar nga parlamenti duke lënë një derë hapur për t'u rikthyer, nëse mandatet e tyre nuk zëvendësohen. Sipas ish - kreut të KQZ-së Kristaq Kume, procedura për lënien e mandateve nuk është ndjekur në mënyrë të rregullt, ndaj nëpërmjet këtij shtegu, ish deputetët nëse arrihet një marrëveshje politike edhe mund të rikthehen sërish në Parlament.
Ftohet të prishë pazarin e 2008-es me Berishen!
Kur do flasim! Me këtë lutje iu drejtua Edi Rama si studentëve që protestuan masivisht kundër qeverisjes së tij, po së fundmi edhe Lulzim Bashës që me djegien e mandateve të opozitës kapi të papërgatitur shumicën, e cila është duke shfrytëzuar listat pritëse për të formatuar një opozitë proceduriale.
Përpjekja e pasuksesshme për amballazhimin e krizës
Ja ca lajme amballazhuese që qarkullojnë sot:
Drejtori për zgjerimin në BE, Danielsson thotë se “djegia e mandateve minon integrimin”.
Kuptohet kjo është shuplakë për PD-LSI.
Pas kësaj Taulant Balla propozon dialog me opozitën. Por jo negociata. Por pyetja lind vetiu:
Cilën opozitë sepse ajo ka ikur nga Parlamenti dhe sipas partisë së tij, në Kuvend po hyn opozita e re?
Cilat negociata, pasi opozita e arratisur nuk ka kërkuar ndonjë gjë, veç qeverisë tranzitore, apo largimit të Edi Ramës?
Leximi i Danielsson për situatën: Në Tiranë askush nuk e do dialogun
Kryefjala e vizitës në Tiranë të Drejtorit të Zgjerimit, Christian Danielsson ishte sërish nevoja për të ruajtur stabilitetin, por ndryshe nga misioni i javës së kaluar, zyrtari i lartë i BE-së, tregoi një qasje më të baraslarguar në raport me palët.
Përtej mosdakordësisë me daljen nga parlamenti të opozitës, ai foli për nevojën e një udhëheqje të përgjejgjshme për vendin në raport me kërkesat e Brukselit.
Konstatimi i bërë prejt tij duket një lexim më realist i situatës, ku sipas zyrtarit të BE asnjë nga palët nuk e dëshiron dialogun.
Kryeministri: Do vijë një ditë që do ndëshkojmë ndonjë të korruptuar
Në një takim të sotshëm kryeministri Edi Rama ndër të tjera tha:
Ka ende drejtues dhe punonjës që nuk janë në lartësinë e duhur dhe ne po përgatitemi për një paketë të re masash ndëshkimore për të gjithë ata të cilët fshihen pas neneve të ligjit të shërbimit civil apo fshihen pas njëri-tjertrit dhe nuk shërbejnë si duhet dhe nuk e përfaqësojnë në asnjë mënyrë ambicjen tonë për administratën që duam
Fasada nuk i mbulon dot problemet dhe krizën
24 orë televizon më televizion dhe gazetë më gazetë.
Kështu shkruan kryeministri Edi Rama për vizitën e tij në Itali që mund të quhet padyshim e pazakontë, në mos e paprecedentë. Kryetari i një qeverie shkon nga njëra redaksi në tjetrën për të sqaruar atë që mendon ai se duhet sqaruar për Shqipërinë. Me siguri që edhe Ismail Qemali kur po shpallte Mëvetësinë nuk do të ketë qenë kaq i angazhuar me gazetat që asokohe kishin ndoshta më shumë fuqi reale sesa sot.
Për shqiptarët çorbën e burgut, për të huajt sallatën ruse!
Edi Rama ka marrë me radhë televizionet dhe gazetat italiane për t’i mbushur mendjen njerëzve të medias dhe publikut atje se ajo që shohin në Shqipëri nuk është ashtu siç duket.
Protestat e opozitës dhe akuzat e saj për korrupsionin e qeverisë apo lidhje të pushtetit me segmente kriminale, sipas kryeministrit nuk përputhen me gjendjen faktike në vend.
Refuzimi për dhënie informacioni, Bashkia e Tiranës dhe ARRSh hapin 2019-ën
Bashkia e Tiranës ka pagëzuar vitin 2019 për mungesën e transparencës pasuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Vendimi i parë i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Perosnale ka qenë pranimi i një ankese të bërë për refuzimin nga Bashkia të vënies në dispozicion të Urdhërit nr. 25000, dt. 27 qershor 2018 për Ngritjen e Grupit të konstatimit dhe verifikimit të dëmeve në Bashkinë e Tiranës si dhe raportin përfundimtar që është vendosur në dispozicion të kryetarit të bashkisë.
ATSh popullohet nga Rama
Agjencia Telegrafike Shqiptare ka populluar sot faqen e vet online vetëm me copëza të intervistës së kryeministrit Edi Rama në emisionin “Porta a Porta”. Kuti të vogla me të njëjtën fotografi ku shfaqet fjala “Rama” që si në një ekran me shumë kanale shfaq të njëjtën gjë. Aksionet e kreut të opozitës Basha në këtë informim janë zero, ndonëse z. Basha dha një intervistë të vetën.
Legjenda e burgosjes së Berishës...një bisedë prangash nga viti 1998
Kur nxehen gjakrat, në skenë dalin ata që dinë të heqin vallen e sherrit. Një nga këta profesionistë të zullumeve është Spartak Braho, Baba Taku me çantën e zezë siç thonë.