Blloku Politikë

Në 6 janar nis një revolucion tjetër. Është super...

Postuar në 03 Janar, 2020 16:07

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot në faqen e vet në Facebook një material video për promovimin e shërbimeve të reja online nga portal qeveritar e-albania.

Avokati i gulenistit turk të deportuar: Kërkoi strehim politik dhe iu refuzua

Postuar në 02 Janar, 2020 21:24

Avokati i shtetasit turk të deportuar sot në Turqi tha për Zërin e Amerikës se ai kishte kërkuar azil politik, por i ishte refuzuar nga autoritetet shqiptare. 

Avokati i shtetasit turk Harun Çelik, i cili dje është deportuar drejt Turqisë, i tha Zërit të Amerikës se veprimet ndaj klientit të tij janë në shkelje të ligjit dhe se prokuroria duhet t’i hetojë këto veprime të paligjshme.

Janullatos: Në Shqipëri ka rryma që punojnë për prishjen e harmonisë fetare. Jam ndier i rrezikuar

Postuar në 02 Janar, 2020 20:29

Kryepeshkopi Anastas Janullatos rrëfen se në Shqipëri është ndier i rrezikuar për jetën e tij. Në një intervistë për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve kishtare, ai sjell në vëmendje episode nga bisedat me shoferin, teksa i përgjigjet pyetjes nëse ka qenë i kërcënuar gjatë qëndrimit në vendin tonë.

Po, shenjat i kemi akoma të dukshme. Më kujtohet shoferi im, Taqua i cili më thoshte se i kishin ofruar para që të më linte në një vend të shkretë. Pa ndihmën dhe forcën e Zotit, askush nuk mund të bëjë asnjë hap këtu.

Oferta turke për banesat në Laç nuk është falas. Gulenisti i parë deportohet me asistencën e shërbimit sekret turk

Postuar në 02 Janar, 2020 17:04

Ekstradimi i shtetasit turk Harun Çelik drejt Turqisë është realizuar me përfshirjne e shërbimit sektret turk. Kështu raporton Anadolu Agency e cila përcjell edhe një material video me këtë rast nga Rinasi. Policia e Shtetit e Shqipërisë i ka thënë Agjencisë në fjalë se Çelik është kapur në Rinas me dokumente false, por është esktraduar pasi ka kryer dënimin e vet.

Vit i jashtëzakonshëm për Kulturën. I shkëlqyer do jetë ky tjetri

Postuar në 01 Janar, 2020 17:27

Kryeministri Edi Rama shpërndan në Facebook një video për ato që i quaj arritje në kulturë. Për z. Rama 2019, ishte një vit i jashtëzakonshëm. I shkëlqyer do jetë ky që vjen sipas tij. Videot të ndihmojnë në këtë rast sepse aty rras pamje për çfarë të duash. Duke ia lënë secilit të besojë nëse një përkufizim i tillë është i vërtetë apo jo, ne po e përcjellim videon me pyetjen se çfarë është kultura shqiptare sot? Ndoshta z. Rama na e shpjegon në kuadër të bilancit të premtimeve që bëri për Rilindjen e Shqipërisë.

Berisha: 2019, më i zi se 1997

Postuar në 31 Dhjetor, 2019 15:00

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka publikuar pak më parë një videomesazh me rastin e ndërrimit të viteve. Në fjalën e tij, Berisha e cilësoi vitin 2019 si më të ziun në historinë e pluralizmit shqiptar, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka vijuar zbatimin e platformës së Vaso Çubrilloviçit për spastrimin etnik të Shqipërisë nga shqiptarët. Më poshtë video:

Kush gënjen nga këta të dy?

Postuar në 31 Dhjetor, 2019 14:22

Sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar për Minishengenin:

Në Novi Sad, Kosova ka qenë e përjashtuar. Kosova nuk e ka asnjë çështje të hapur me tre vendet e lartpërmendura, por çështje fondamentale për Kosovën dhe rajonin mbetet Serbia – si rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe si aleati i vetëm i Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

Të gjithë ne e dimë se Rusia synon destabilizimin e Ballkanit Perëndimor  duke paraqitur vonesa dhe pengesa që vendet e rajonit të mos integrohen në NATO dhe BE

Presidenti i Republikës dekoron Vasil Laçin

Postuar në 31 Dhjetor, 2019 13:55

Presidenti i Republikës Ilir Meta njofton në faqen e vet në Facebook se ka dekoruar sot me dekoratën e “Flamurit Kombëtar” Vasil Laçin, të riun shqiptar nga Piqerasi i Sarandës që krye atentat ndaj Viktor Emanuelit III më 17 maj 1941 në Tiranë. Në mesazhin e tij, Meta thekson jehonën e këtij akti duke gjykuar se plumat e Laçit ishin gjuha e një populli të tërë

kundër pushtuesit dhe puthadorëve të tij

Kallëzohet penalisht për shpërdorim detyre

Postuar në 31 Dhjetor, 2019 12:37

Aleanca për Teatrin kallëzon penalisht kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Artistët kanë depozituar në SPAK kallëzimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, në ngarkim të kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilin e akuzojnë për ‘shpërdorim detyre’.

Në padi kërkohet më shumë informacion rreth projektit të Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e teatrit të ri, i cili kundërshtohet nga Aleanca.

Jam më i miri. Kam mbajtur çdo premtim, nuk punoj për pasuri

Postuar në 30 Dhjetor, 2019 18:17

Kryeministri i Shqipërisë ka dalë sot me një fjalë për qytetarët me rastin e festave të fundvitit. 

Z. Rama ka folur në vetën e parë njëjës, ka renditur arritjet e pënumërta të qeverisë së tij. Madje ka deklaruar se nuk ka asnjë premtim të papërmbushur, me ndonjë përjashtim të vockël. 

Kryeministri ka sqaruar edhe se përse nuk ka gënjyer asnjëherë: sipas tij kjo ka qenë e panevojshme sepse me dhuntitë që i ka dhënë Zoti dhe partinë që drejton do fitonte edhe me çerekun e angazhimit. 

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë