Blloku Politikë

Dështon operacioni “Vajza me Syze”. SPAK konstaton paligjshmëri në 50% të pasurive të sekuestruara

Postuar në 07 Mars, 2020 14:26

Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka bërë sot një njoftim mbi ligjshmërinë e sekuestros së pasurive në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit dhe zbatimit të Aktit Normativ të njohur si Anti-KÇK. Në njoftimin e vet, SPAK ka bërë me dije se aktet e Policisë së Shtetit bien ndesh me ligjin për një sërë rastesh.

Publikim i opinionit të Venecias që të mos na tallin sërish ambasadat

Postuar në 07 Mars, 2020 00:02

Sot në media ka rrjedhur një pasazh nga opinioni fillestar i Komisionit të Venecias për debatin mes Presidentit të Republikës dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vakancën në Gjykatën Kushtetuese. Nga sa lexohet në atë pasazh Komisioni i Venencias vlerëson se Presidenti i Republikës ka ndjekur një interepretim të arsyeshëm të Kushtetutës në qasjen e tij. 

PD-ja propozon Parlament me dy dhoma

Postuar në 06 Mars, 2020 14:58

Partia Demokratike ka vendosur më në fund në tryezë një propozim konkret për reformën zgjedhore. Në një takim me të rinj dhe intelektualë kryetari i saj, Lulzim Basha ka prezantuar platformën për reformimin e sistemit që përfshin edhe krijimin e një parlamenti me dy dhoma.

400 mijë € të humbura dhe 56 relacione për implikim në trafiqe. Si qëndron e vërteta me Drejtorin e Policisë?

Postuar në 06 Mars, 2020 14:34

Ardi Veliu. E di ç’është Ardi Veliu? E di ti si e kaloi vettingun Ardi Veliu? Shërbimet inteligjente të policisë, nga viti 2002 deri në vitin 2006 kanë bërë 56 informacione për implikimin e tij në trafikun e njerëzve dhe të drogës. Dhe këto që të gjitha u hodhën në kosh dhe ky u emërua Drejtor i Përgjithshëm

Presidenti duhet të bëjë atë që thotë. Përndryshe është komandant i llafeve

Postuar në 06 Mars, 2020 14:13

Presidentit të Republikës duket se i kanë ngritur një kurth. I kanë publikuar një letër që ky i ka dërguar Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi, përmes së cilës vlerëson situatën e krijuar në vend me Gjykatën Kushtetuese. Mediat që e nxorën letrën shkruajnë se Meta aty kërkon që Komisioni Europian të rishikojë raportin pozitiv sepse vendi nuk plotëson kushtet.

Kërkuan që subjektet e vetingut të mos ankoheshin në Gjykatë Kushtetuese

Postuar në 06 Mars, 2020 03:10

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka qenë dje i ftuar në një emision televizv në Euronews Albania, ku ka folur për zhvillimet politike në vend. 

Përveç protestave dhe situatës së krijuar me to, z. Berisha ka zbuluar disa episode të reformës në drejtësi. Sipas tij, Partia Demokratike bëri një marrëveshje xhentëlmenësh me dy ambasadorë sipas të cilës përveç ndryshimeve kushtetuese edhe ligjet organike që pasonin do të miratoheshin me konsensus. Në këtë kuadër PD-ja dha dakordësinë për miratimin e ndryshimeve të 21 gushtit por që më pas nuk u pasua nga konsensusi i premtuar. 

Arkivat/Vatikani ndihmoi arratisjen e nazistëve pas Luftës së Dytë Botërore

Postuar në 05 Mars, 2020 14:19

 

Hileja e një emri që mungon

Postuar në 04 Mars, 2020 15:02

Henri Çili doli nga qelia duke marrë me vete një vendim për detyrim paraqitje dhe duke paralajmëruar se do nisë studimet e thelluara për të drejtën penale në Shqipëri. Akuzat janë shumë të rënda dhe me të vërtetë që do të ishte punë e dobishme asimilimi i të drejtës penale nga z. Çili, çka në fakt siç dihet ndodh me të gjithë të dënuarit e të gjitha kategorive që janë në gjendje të parashikojnë dënimin në bazë të veprës penale.

Çështja "Çili", PD-ja nxjerr emrin e Sokol Sadushit

Postuar në 03 Mars, 2020 21:11

Partia Demokratike akuzon kandidatin për Gjykatën e Lartë, Sokol Sadushin se është “funksionari i lartë i drejtësisë” që është takuar me botuesin Henri Çili dhe i ka premtuar atij ndërhyrje për kërkesat e dy të dënuarve për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha.

PD thotë se Ardian Dvorani reagoi publikisht duke mohuar të jetë ai personi që është takuar me Çilin, dhe një gjë të tillë duhet ta bëjë edhe Sokol Sadushi.

Nis nga e para seriali "Sa shumë e duam Shqipërinë"

Postuar në 03 Mars, 2020 13:00

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim nuk ka humbur kohë. Pas xhirove në Tiranë, ajo ka nisur ritualin e zakonshëm të diplomatëve amerikanë që i japin leksione botës për rrugën e drejtë në politikë dhe zbatim ligji. Ajo ka qenë sot e pranishme në konferencën me titull: Sfidat e Prokurorisë së Përgjithshme në dritën e Reformës në Drejtësi, gjatë së cilës ka bërë deklarata, dërguar mesazhet e zakonshme kërcënuese dhe ka premtuar se për popullin shqiptar e ardhmja është e ndritur.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë